Përmbajtja e Arkivit

Në funksion të përmbushjes së kompetencave të tij në mënyrë efiçente dhe me efektivitet, është parashikuar arkivimi i dokumenteve nga Autoriteti, në përputhje, perveçse me këtë ligj dhe rregulloren e funksionimit të tij, për aq sa është e mundur, edhe me legjislacionin në fuqi për arkivat.

Për identifikimin dhe mbledhjen e dokumenteve parashikohet detyrimi i të gjitha autoriteteve publike dhe arkivave të mbështesin Autoritetin në gjetjen dhe mbledhjen e dokumenteve. Ky proces funksionon në dy mënyra: 1. Vënia në dijeni e Autoritetit, kryesisht, nga autoriteti publik apo arkiva kur këto janë në dijeni apo konstatojnë, gjatë përmbushjes së detyrave, se zotërojnë dokumente të ish­Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tyre; dhe 2. Me kërkesë të Autoritetit, kur ky ka arsye të mendojë se dokumente të caktuara mund të gjenden pranë një autoriteti publik apo arkive. Detyrimi për vënien në dijeni të Autoritetit mbi ekzistencën e dokumenteve dhe vënien në dispozicion të tyre, rëndon edhe mbi personat fizikë ose juridikë privatë. Mospërmbushja e këtij detyrimi prej këtyre të fundit është parashikuar të përbëjë kundravajtje administrative.