Observatori i Kujteses- Saimir Maloku feston 72-vjetorin duke marrë të dhënat që Sigurimi mbajti për të

Përgatiti për IDMC: Erblin Vukaj

Dymbëdhjetë korriku i këtij viti ishte ndryshe për Saimir Malokun. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) e kishte ftuar për t’i përcjellë gjetjet arkivore të mbajtura nga ish-përndjekësit e tij dhe njëherësh për t’i uruar 72-vjetorin e lindjes. Saimiri vuajti dënimin me 13 vite burg për akuzën e “agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor”. Ishte 13 maji i vitit 1976 kur u arrestua dhe iu komunikua akuza. Ishte 29 vjeç. 30-vjetorin nuk do të kishte arsye dhe shanse ta festonte. Asokohe kishte mbaruar shkollën e lartë për inxhinieri, ndërsa në Burrel ishte oficer në repartin 3711. Persekutimi që do t’i bëhej kishte lidhje me natyrën miqësore që familja Maloku kishte pasur me disa turistë anglezë, natyrën e tij indiferente kundrejt regjimit, dashurinë për muzikën e huaj dhe më pas për shpikjen e një mënyre për të përforcuar sinjalet televizive……….Klikoni ketu per ta lexuar te plote