Njoftim për masa për parandalim të përhapjes së COVID-19

  • admin 

Tiranë, 11 mars 2020 – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit njofton qytetarët, studiuesit, institucionet dhe të interesuarit, në përgjigje të masave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, sipas të cilave:

-Anulohen grumbullimet masive, aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 prill 2020.

– Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike është i ndaluar dhe në çdo rast distanca nga njeriu tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.

– Pezullohen përkohësisht të gjitha proceseve dhe procedurave për konkurset publike të punësimit. –  Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangien e kontakteve të personelit me publikun.

-Për këtë arsye, nga data 11 mars nuk do të jepen më shërbime nëpër sportele për të gjitha aplikimet online. Do të kërkohen online e pastaj do të shfrytëzohet koha, për disa javë …që të merren përgjigjet.

Në lidhje me masat e mësipërme, AIDSSH njofton qytetarët, studiuesit, gazetarët, institucionet publike dhe organizmat me të cilët bashkëpunon, që do të vijojë veprimtarinë e vet me aplikime online në faqen zyrtare të AIDSSH www.autoritetidosjeve.gov.al; nëpërmjet adresës së emailit info@autoritetidosjeve.gov.al dhe me postë, nga data 11 mars deri më 3 prill 2020.

Gjatë periudhës në fjalë pezullohet shërbimi, shqyrtimi dhe vënia në dispozicion e dokumenteve individëve, studiuesve dhe mediave, kufizohet shërbimi fizik i informacionit publikut, pezullohet dorëzimi i dokumenteve dublikatë individëve, studiuesve dhe mediave.

Për çdo komunikim me Sekretariatin Teknik të AIDSSH, qytetarët dhe të interesuarit mund të telefonojnë në numrat e telefonit:

Informacioni: 04 22 10 446

Drejtoria e Informacionit: 04 22 10 451

Drejtoria e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar: 04 22 10 446.

AIDSSH do të vijojë punën për administrimin dhe informimin mbi dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit, në shërbim të qytetarëve, duke kufizuar kontaktin fizik, në zbatim të masave të përgjithshme për minimizimin e rrezikut të përhapjes së virusit, deri në përfundim të kësaj periudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *