Nderimi i At Josif Papamihalit në 5 vjetorin e lumturimit të 38 martirëve

  • admin 

Në 𝟓 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝟑𝟖 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐢𝐫𝐞̈𝐯𝐞 të Kishës Katolike nga Papa Françesku në Elbasan, më 5 nëntor, në teatrin “Skampa”, u përkujtua dhe u nderua me vlerësimin “Qytetar Nderi”
pas vdekjes At Josif Papamihalit, martir i Kishës Katolike.
Aktiviteti u organizua nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar, Bashkia Elbasan, Këshilli Bashkiak Elbasan dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në Hollin e teatrit “Skampa” u prezantua edhe ekspozita “Shekulli i Martirëve”, përgatitur nga “Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes”, në bashkëpunim me “Qendrën Memo”.
Pas përfundimit të ceremonisë të pranishmit, të shoqëruar edhe nga Famullitari Don Giusepe Testa, zhvilluan një vizitë në Kishën Shën Pjetri, Kishë Katolike e Ritit Bizantin.

previous arrow
next arrow
Slider

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *