Marreveshje bashkepunimi me UT

Rektori i Universitetit te Tiranes Prof. Mynyr Koni, Muzeu dhe Kryetarja e AIDSSH Gentiana Sula firmosen marreveshjen per bashkepunim mes dy institucioneve, qe perfshin:
1. Vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të frytshëm në kuadrin e praktikës mësimore, kërkimit shkencor, hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në përputhje me misionin dhe fushën e përgjegjësisë të të dy palëve.
2. Angazhimin e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, në studime, monitorime dhe veprimtari të tjera ndërgjegjësuese dhe trajnuese të organizuara nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;
3. Angazhimin e studentëve që studiojnë në Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit të
Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universitetit të Tiranës në praktika mësimore me kohëzgjatje të caktuar pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

Premtuam dhe pjesmarrje ne projektet tona mbeshtetur nga UNDP, Ambasade Italiane, projekti Perform, OSBE etj.
Po ashtu, me rastin e 8 Marsit, pas nje parashtrese te AIDSSH per figuren e larte shkencore dhe humane te Dr. Sabiha Kasimatit, nderi i Kombit, Rektori i UT i propozoi publikisht Senatit qe Muzeu i Shkencave te Natyres te njihet me emrin e shkencetares se nderuar Sabiha Kasimati.

Marreveshja e bashkepunimit me UT