Kryetari

Gentiana Sula (Mara) ishte Zëvëndësministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR) prej vitit 2013 deri në pranverë 2016. Ajo është eksperte e njohur për zhvillimin e sistemeve arsimore si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve. Ajo ka qënë një veprimtare shoqërore që prej fillimeve të shoqërise civile ne Shqipëri, dhe ka qënë pjesmarrëse aktive e Lëvizjes Studentore të viteve 90 për demokraci.

Fushat e aktivitetit të saj në MMSR kanë qënë:

-Reforma e arsimit, formimit profesional dhe punesimit duke forcuar lidhjet e arsimit me tregun e punës, organizimin e zejeve, certifikimin e aftësive, instalimin e cirakërisë moderne, transparencën e tregut të punës, punësimin rinor, punësim të denjë, dhe nxitjes së punësimit për grupet e pa- avantazhuara.
– Reforma në drejtësinë tranzicionale që përfshin politika më të drejta për rehabilitim moral dhe financiar të ish-burgosurve politikë, krijimin e kushteve për transparencën e krimeve të diktatures duke hapur dosjet e komunizmit, si dhe gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë 1944-1991.

Ajo perfaqson Shqiperine ne Rrjetin Europian te Kujteses dhe Solidaritetit ne satusin e vezhgueses, per nje mandat 5-vjecar.

Gjatë periudhës 2006-2012 punoi në Bankën Botërore për reformat arsimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Gjeorgji, dhe Uzbekistan. Është autore ose bashkautore e disa botimeve që lidhen me reformat e sistemeve arsimore të këtyre vendeve.

Gjatë periudhës 1998-2006 punoi në UNICEF me programet e mbrojtjes dhe integrimit të fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror, arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, fëmijëve që punojnë në rrugë, ato të prekur nga gjakmarrja, si dhe atë të luftës kundër dhunës me bazë gjinore.

Në periudhën kohore 2012 – 2013 punoi me UNICEF-in dhe GIZ-in për reforma arsimore në vendet ne konflikt, ku hartoi Strategjinë Kombëtare të Arsimit te Jemenit, formuloi programin “Arsim për të Gjithë ne Jemen” mbështetur nga Partneriteti Global për Arsimin, si dhe publikoi një studim mbi mundësitë e përdorimit të teknologjisë së informacionit për arsimim në vendet në konflikt.

Gjatë viteve 1993-1998 punoi në Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ku drejtoi sektorin e marrëdhënieve me jashtë.

Aktualisht doktoron pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë mbi barazinë në arsim, ku dhe mban disa leksione. Në vitin 2000 fitoi titullin Master në Administrim Biznesi në ndjekje të programi të përbashkët të Universitetit të Tiranës me atë të Nebraskës. Ndërsa në vitin 1993 është diplomuar në degën Biologji, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Gjimnazin e kreu me medalje ari në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Ismail Qemali” Tiranë.

Vendimi nr. 79 dt. 17.11.2016 Gentiana Sula

Vendimi nr 85-dt. 24.11.2016- 2.Kryetare Gentiana Sula