Konferenca ndërkombëtare për zhdukjet me forcë

  • admin 

Prezenca e OSBE-se në Tiranë, Universiteti i Tiranës dhe Qendra e Drejtësisë Tranzitore organizuan më 13, 14 dhe 15 dhjetor, konferencën ndërkombëtare me temë: “𝑍ℎ𝑑𝑢𝑘𝑗𝑒𝑡 𝑚𝑒 𝑓𝑜𝑟𝑐ë 𝑑ℎ𝑒 𝑛ë 𝑚ë𝑛𝑦𝑟ë 𝑡ë 𝑝𝑎𝑣𝑢𝑙𝑙𝑛𝑒𝑡𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑛ë 𝑘𝑜ℎë𝑛 𝑒 𝑑𝑖𝑘𝑡𝑎𝑡𝑢𝑟ë𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑡ë 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟ë𝑠 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒, 𝑠𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑒𝑘𝑠𝑡𝑖 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘ë𝑘𝑜ℎ𝑜𝑟: 𝑛𝑗ë 𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚 𝑠𝑜𝑐𝑖𝑎𝑙, 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑜𝑟 𝑑ℎ𝑒 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑘 𝑖 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑎𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒𝑘𝑎𝑛𝑖𝑧𝑚𝑎𝑣𝑒 𝑡ë 𝑡𝑟𝑎𝑛𝑧𝑖𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖𝑡”, me prani të gjerë ndërkombëtare dhe të institucioneve e organizatave shqiptare të lidhura me çështjen e të pagjeturve të diktaturës.
Kryetarja e Autoritetit, 𝐃𝐫. 𝐆𝐞𝐧𝐭𝐢𝐚𝐧𝐚 𝐒𝐮𝐥𝐚, ditën e parë të punimeve, trajtoi: “Rolin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në çështjen e të zhdukurve gjatë komunizmit” , duke paraqitur kontributin e institucionit dhe orientuar drejt hapave të mëpasmë që do ta avancojnë identifikimin, gjetjen dhe përkujtimin e të zhdukurve.
Nga ana tjetër, znj. Ardita Repishti u fokusua në komunikimin publik dhe të dhënat e klasifikuara mbi të zhdukurit në komunizëm, në kontekstin e kujtesës kolektive dhe edukimit për demokraci, bazuar në përvojën e deritanishme të punës së institucionit.
Dr. Valbona Pllaha paraqiti punimin “Gjuha e urrejtjes, mjet dhune i shoqërive nën regjim: gjuha e përdorur në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1945-1990”, mbështetur në dokumentet e makinerisë së shtypjes.
Autoriteti është pjesë e bordit këshillimor të Qendrës së Drejtësisë Tranzitore dhe mbështet studimet mbi dokumentet që ruhen në arkivat e tij, studime që hedhin dritë në të shkuarën dhe ndihmojnë zbardhjen e saj.
Po ashtu, nga viti 2020, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është ngarkuar me ligj të trajtojë çështjen e të zhdukurve në diktaturë dhe të punojë për qartësimin e fatit të tyre, në bashkëpunim me institucione të tjera qendrore dhe vendore.

previous arrow
next arrow
Slider

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *