Kalendari

Për sygjerimet tuaja klikoni këtu

 

< 2018 >
April
  • 02
    02.April.Monday

    All day
    02/04/2018
    Autoriteti i Dosjeve, Tiranë
    Shëtitore Parku i Madh, Tiranë, Albania

    Vritet në përpjekje Pal Mëlyshi, i infiltruar i Sigurimit të shtetit tek grupet e të arratisurve politikë në malet e Mirditës. Pas vrasjes, Mëlyshin e ç’varrosën dhe e shpallën “Hero të heshtur”. Në malet e Shqipërisë vepronin luftëtarët antikomunistë, të quajtur diversantë. Vetëm në qarkun e Shkodrës në vitet 1945-1946 vepronin 20 “banda” të arratisurish me gjithsej 738 vetë, si grupi i Nik Sokolit, Mark Malajt, Gjergj Vatës, Hasan Isufit etj. Pas vitit 1949, u futën në Shqipëri grupet e desantëve, të përgatitur në Itali, Greqi, Maltë dhe RFGJ (kompania 4000) nën kujdesin e Shërbimit të fshehtë Amerikan në bashkëpunim me Komitetin “Shqipëri e Lirë”: grupet e Ethem Çakos, Zenel Shehut, Alush Leshanakut, Nikoll Markut, Izet Vrazhdos etj, të cilët u asgjësuan në sajë të lojës së dyfishtë të agjentit Kim Filbi. Lufta kundër “bandave” vazhdoi deri në vitin 1954. Më 1 maj 1953 u kap grupi i Hamit Matjanit nëpërmjet radio-lojës të Sigurimit “Liqeni i Vajkalit”. Pas një gjyqi spektakolar, pjesëtarët e grupit u  dënuan me vdekje, ndërsa Hamit Matjani me varje në litar.

  • 04
    04.April.Wednesday

    All day
    04/04/2018
    Autoriteti i Dosjeve, Tiranë
    Shëtitore Parku i Madh, Tiranë, Albania

    Shqipëria u pranua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO dhe mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasburg/Kehl. Më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rrjedhojë e vendimit  për zgjerimin e Aleancës, të marrë më 3 prill 2008 nga të 26  Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Aleancës gjatë një seance të posaçme të Samitit të NATO-s Bukuresht. Shqipëria ka dhënë dhe jep kontributin e saj në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak; ishte ndër vendet e para që iu bashkua Aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

  • 28
    28.April.Saturday

    All day
    28/04/2018
    Autoriteti i Dosjeve, Tiranë
    Shëtitore Parku i Madh, Tiranë, Albania

    U arrestua dhe u burgos kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Dede Kamber Prishta, që vdiq në burg nga torturat. Po këtë vit nisi vala e arrestimeve, burgimeve dhe e pushkatimeve për klerikët atdhetarë bektashinj, që vazhdoi me vite. U pushkatua Baba Qamil Gllava (1945), Baba Xhelo Gllava (1946), baballarët Ali Tomorri, Bedri Cakrani dhe Shefqet Koshtani, të lidhur dorë më dorë (1948). U pushkatuan 15 klerikë bektashinj, u burgosën 30 të tjerë dhe u internuan e persekutuan qindra të tjerë, bashkë me kryegjyshin tjetër botëror Dede Ahmetin dhe dervish Reshat Bardhin, më pas kryegjysh botëror i Bektashizmit. Po ashtu u persekutuan dhe u burgosën për motive fetare edhe klerikët myslimanë, si Sherif  Llangu, kryetar i komunitetit mysliman, Hafëz Ali Korça, Hafëz Ali Tare, Hafëz Dërguti, Hafëz Sabri Koçi etj.

  • 30
    30.April.Monday

    All day
    30/04/2018
    Autoriteti i Dosjeve, Tiranë
    Shëtitore Parku i Madh, Tiranë, Albania

    U miratua Ligji për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, që garanton të drejtën e çdo individi për t’u njohur me informacionin dhe dokumentimin e ish-Sigurimit të Shtetit (1944-1990). Ligji parashikon ngritjen e një Autoriteti Profesional dhe jo politik, i cili do të marrë përsipër administrimin e të gjithë arkivit të ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas kritikëve, ligjit i mungon pjesa thelbësore, ajo e lustracionit, e domosdoshme për de komunistizimin e politikës shqiptare. Ky është ligji i tretë për hapjen e dosjeve. Në vitin 1995 u miratua i ashtuquajturi ligji “Mezini” që pengonte kandidimin e personave të implikuar nga Sig. Shtetit që të merrnin pjesë në zgjedhjet politike e vendore. Por ky ligj u konsiderua politik dhe nuk gjeti zbatim të plotë, njësoj si ligji “Bezhani”, që tentoi pastrimin e politikës dhe të administratës civile nga ish-punonjësit e Sigurimit

Burimi: http://www.observatorikujteses.al/