Historiku

Historiku i hapjes se dosjeve ne Shqipëri

Ligji nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit të RPSSH-së”, është ligji i tretë i miratuar pas dy ligjeve:
• Ligji nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe
• Ligji nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.
Autoriteti ka kërkuar nga arkivat me të cilat bashkëpunon, vënien në dispozicion të dokumenteve origjinale të akteve të miratuara sipas këtyre dy ligjeve
I hartuar në dritën e standardeve ndërkombëtare për lustracionin dhe jursiprudencës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare në këtë fushë, duke mbajtur në vëmendje edhe modelin e legjislacionit gjerman, ligji garanton transparencën, të drejtën për informim dhe mundësitë e aksesit tek informacioni, pa shkelur të drejtën kushtetuese për jetë private e duke mbajtur në konsideratë rregullat në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe së dyti, përmban elementë të lustracionit, në masën që kjo është e lejueshme nga Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.