Hapen dosjet e sigurimit të shtetit, nis me Musine Kokalarin

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit nisi punën me hapjen e dosjes së Musine Kokalarit. Ishet mbesa e Musine Kokalarit ajo që bëri kërkesën për pastërtinë e figurës së familjes së saj.

Do gërmohet në një heshtje shumë vjeçare.

“Jo vetëm hapjen por dhe dorëzimi i saj do të bëhet më 10 shkurt, ditën që përkon dhe me ditëlindjen e saj” tha Linda Kokalari.

Drejtorja e autoritetit, Genta Sula u shpreh se janë mijëra dosje që do të shqyrtohen madje ato janë një numër i lartë referuar popullsisë sonë

Shifrat

Do të jenë rreth 212 mijë dosje  të ish sigurimit të shtetit,
250 mijë kartela personash,

15 mijë dosje hetimore gjyqësore
21 mijë dosje të pëndjekjes.

Disa dhjetra milionë faqe të dokumenteve të ish sigurimit që janë bërë për as 3 milionë banorë

Drejtuesja e këtij autoriteti tha se sot ishte bërë kërkesë për pastërtinë e figurës së tre personaliteteve

Gentiana Sula: “Njëri që është për një detyrë shumë të lartë shtetërore dhe dy që janë për raste medaljesh. Do jemi tërësisht gati të japim përgjigjen brenda kohës që ka kërkuar ky institucion

Numrit 2 të qeverisë Niko Peleshi kas qaruar se ky proces nuk bëhet për kredo politike por është detyrim ndaj shqiptarëve.

Niko Peleshi: Morëm përsipër ta thyejmë këtë heshtje e të ndërmarrim ëktë nismë jo për shkak të ndonjë angazhimi elektoral apo për një grusht votash më shumë por sepse besojmë se kjo nismë është detyrim që kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën nga regjimi i shkuar
Projekti për hapjen e dosjeve ka nisur që në 2013. Autoriteti i Dosjeve ka ngritur 5 departamente që do të punojnë me ëështje të ndryshme.

Kush ishte Musine Kokalari 

Musine Kokalari- Musine Kokalari lindi më 10 Shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë.

Në vitin  1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në

Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nana plakë” në vitin 1939.

Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth Vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.

E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri.

Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.