Gjermania mbështet konkretisht trajtimin e së kaluarës të Sigurimit të Shtetit

Ambasadorja Susanne Schütz i dorëzoi ne date 24.01.2018 Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, skaner për dokumenta dhe mikrofilma, një lexues mikrofilmash si dhe kompjutera tabletë të financuar nga Gjermania. “Pothuajse 30 vjet pas përfundimit të Komunizmit në Shqipëri, ngut koha për të vazhduar punën ende të papërfunduar mbi trajtimin e së kaluarës totalitare. Nxjerrja e mësimeve të duhura nga e kaluara, do çojë përpara Shqipërinë jo vetëm në kuadrin e pajtimit të shoqërisë, por edhe politikisht, ligjërisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.”, u shpreh ambasadorja Schütz. Gjermania mbështet punën e filluar për procesin e dixhitalizimit dhe arkivimit të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe dëshiron të kontribuojë në zbardhjen e shpejtë të dosjeve për viktimat dhe familarët e tyre.