Ftesa

E nderuar Zonjë / I nderuar Zotëri,

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,
në bashkëpunim me
Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike,
Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit,
Institutin për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë dhe
Muzeun Historik Kombëtar

Organizojnë:

Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë:
“Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit
në Shqipëri (1944-1990)”

Jeni të ftuar të ndiqni punimet e studiuesve vendas e të huaj,
të organizuar në panele të punës shkencore dhe kujtesës.

17 Maj 2019
Muzeu Historik Kombëtar

Ceremonia e hapjes, ora 9.30
Salla “UNESCO”

Kumtesat, ora 11.30-16.00
Sallat: “Kostandin Shpataraku”
dhe Biblioteka e Muzeut Kombëtar

Ceremonia përmbyllëse, ora 17.00
Salla “UNESCO”

Vlerësojmë praninë tuaj në konferencë!

Lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në adresën:
info@autoritetidosjeve.gov.al