Shqipëria shpallet Republikë Popullore 11 janar 1946

View Calendar
11/01/2018 All day
Autoriteti i Dosjeve, Tiranë
Address: Shëtitore Parku i Madh, Tiranë, Albania

Shqipëria shpallet Republikë Popullore nga Asambleja Kushtetuese, e cila u kthye në Kuvend Popullor të pushtetit komunist.

Related upcoming events

  • 25/01/2018 All day

    Më 25 janar 2006 Asambleja parlamentare e KE-së votoi Rezolutën Nr.1481, “Mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. Delegacioni shqiptar votoi pro saj. Në tetor 2006 kjo rezolutë u miratua edhe nga Parlamenti shqiptar. Rezoluta e parë e KE ishte bërë qysh në vitin 1996 për masat që duheshin marrë për çrrënjosjen e trashëgimisë së sistemit totalitar komunist.

  • 27/01/2018 All day

    Dita ndërkombëtare e kujtesës së viktimave të Holokaustit, zhdukjes masive të hebrenjve nga nazistët nëpër kampet shfarosëse të vdekjes. Rreth 6.000.000 hebrenj të të gjitha moshave, përfshirë figura të shquara të shkencës dhe kulturës, u masakruan dhe u zhdukën barbarisht në kampet naziste në Aushvic, Dachau, Mat’hauzen etj. Vetëm në Shqipëri u mbrojtën të gjithë hebrenjtë, nuk u ekzekutua asnjë. Sepse qeveria shqiptare e asaj kohe nuk lejoi arrestimin dhe asgjësimin e tyre, po ashtu edhe familjet shqiptare i strehuan dhe i mbrojtën.

  • 20/02/2018 All day

    Rrëzohet nga qytetarët protestues të Tiranës shtatorja e Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej, pas përleshjeve me ushtrinë dhe policinë e shtetit, duke shënuar kështu rënien e regjimit gjysmë-shekullor komunist dhe rënien e kultit të diktatorit.

  • 25/02/2018 All day

    Në mesnatën e 26 shkurtit 1951 u pushkatuan pa gjyq dhe pa faj 22 intelektualë të shquar të Tiranës dhe të Shqipërisë, me vendim të Byrosë Politike të KQ të PPSH, me pretekstin e të ashtuquajturës “Bomba sovjetike”, një sasie vogël dinamiti hedhur në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë. Propaganda fajësoi për këtë organizatën antisovjetike, por që s’kishte asnjë lidhje me të pushkatuarit. Njëzete dy intelektualët e pafajshëm, mes tyre dhe Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare, u ekzekutuan në breg të lumit Erzen, ku  u groposën në errësirë dhe fshehtësi në një varr të përbashkët. Familjet e tyre u internuan në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Vlorës, etj.

  • 27/02/2018 All day

    Si pasojë e fjalimit të E. Hoxhës më 27 shkurt, dhe letrës sekrete të tij, ku jepte orientime për luftën e pamëshirshme kundër fesë, nisi fushata dhe lufta e hapur kundër besimeve fetare, kundër klerit dhe institucioneve fetare, e kamufluar si “nisma revolucionare e rinisë”. U mbyllën dhe u shkatërruan 2.169 objekte fetare, u dhunuan e u burgosën klerikët, liria e besimit dhe Shqipëria u shpall nga regjimi si i vetmi vend ateist në botë. Pas kësaj, me një dekret të Presidiumit të qeverisë u konfiskuan të gjithë pasuritë e komuniteteve fetare. Objektet e kultit, pasuritë e tjera dhe llogaritë bankare u konfiskuan nga shteti.

  • 01/03/2018 All day

    Gjyqi Special i Tiranës gjykoi në 31 seanca më 1 mars deri në 13 prill 1945, 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë të luftës: u dënuan 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me burgime të ndryshme. Midis tyre, Bahri Omari, Kolë Tromara, Aqif Përmeti, Ismail Golemi etj. me pushkatim. Vetë fakti që prokuror i përgjithshëm ishte anëtari i byrosë politike të PKSH,

    Bedri Spahiu, dhe kryetar gjyqi ishte anëtari tjetër i byrosë politike të PKSH dhe zv. kryetar i qeverisë, Koçi Xoxe, të dy jo juristë, tregon politizimin e plotë dhe njëanshmërinë e skajshme të këtij gjyqi. Më vonë, edhe Koçi Xoxe u dënua me pushkatim nga një gjyq ushtarak me prokuror akuze Bedri Spahiun, po ashtu edhe vetë Bedri Spahiu u dënua më pas si armik me burg e internim nga një gjyq i tipit të tillë komunist.

  • 04/03/2018 All day

    Nis masakra komuniste ndaj klerit katolik shqiptar. Në dhjetor 1945 u arrestuan në masë dhjetra klerikë e besimtarë katolikë, 39 prej të cilëve u dënuan nga gjyqi i montuar ushtarak me dënime të rënda. Më 4 mars 1946 u pushkatuan në Zall të Kirit 7 martirët: Patër Gjovani Fausti, patër Danjel Dajani, patër Gjon Shllaku, seminaristi Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi dhe Frano Mirakaj. Në vitet e pushtetit komunist u pushkatuan dhe u mbytën në tortura 57 martirë të shquar të kishës katolike, u burgosën dhe u internuan 93 klerikë, 31 u detyruan të arratisen, të tjerët u persekutuan dhe u përjashtuan nga shërbimi kishtar. Shkurt, 100% e klerit katolik u asgjësua.

  • 15/03/2018 All day

    Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej gjysëm shekulli (1946).

  • 20/03/2018 All day
    No additional details for this event.
  • 25/03/2018 All day

    Gjyqi ushtarak i datës 3 mars 1945, dënoi me vdekje dhe burgime të ndryshme 19 kryengritës të Malësisë së Madhe, kreshnikun Prek Cali dhe Dedë Lulash Smajlin me pushkatim, të tjerët me burgim të përjetshëm dhe burgime të rënda. Prek Cali e Dedë Lulash Smajli u ekzekutuan më 25 mars 1945 me pushkatim në Zallin e Kirit.

  • 02/04/2018 All day

    Vritet në përpjekje Pal Mëlyshi, i infiltruar i Sigurimit të shtetit tek grupet e të arratisurve politikë në malet e Mirditës. Pas vrasjes, Mëlyshin e ç’varrosën dhe e shpallën “Hero të heshtur”. Në malet e Shqipërisë vepronin luftëtarët antikomunistë, të quajtur diversantë. Vetëm në qarkun e Shkodrës në vitet 1945-1946 vepronin 20 “banda” të arratisurish me gjithsej 738 vetë, si grupi i Nik Sokolit, Mark Malajt, Gjergj Vatës, Hasan Isufit etj. Pas vitit 1949, u futën në Shqipëri grupet e desantëve, të përgatitur në Itali, Greqi, Maltë dhe RFGJ (kompania 4000) nën kujdesin e Shërbimit të fshehtë Amerikan në bashkëpunim me Komitetin “Shqipëri e Lirë”: grupet e Ethem Çakos, Zenel Shehut, Alush Leshanakut, Nikoll Markut, Izet Vrazhdos etj, të cilët u asgjësuan në sajë të lojës së dyfishtë të agjentit Kim Filbi. Lufta kundër “bandave” vazhdoi deri në vitin 1954. Më 1 maj 1953 u kap grupi i Hamit Matjanit nëpërmjet radio-lojës të Sigurimit “Liqeni i Vajkalit”. Pas një gjyqi spektakolar, pjesëtarët e grupit u  dënuan me vdekje, ndërsa Hamit Matjani me varje në litar.

  • 04/04/2018 All day

    Shqipëria u pranua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO dhe mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasburg/Kehl. Më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rrjedhojë e vendimit  për zgjerimin e Aleancës, të marrë më 3 prill 2008 nga të 26  Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Aleancës gjatë një seance të posaçme të Samitit të NATO-s Bukuresht. Shqipëria ka dhënë dhe jep kontributin e saj në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak; ishte ndër vendet e para që iu bashkua Aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

  • 28/04/2018 All day

    U arrestua dhe u burgos kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Dede Kamber Prishta, që vdiq në burg nga torturat. Po këtë vit nisi vala e arrestimeve, burgimeve dhe e pushkatimeve për klerikët atdhetarë bektashinj, që vazhdoi me vite. U pushkatua Baba Qamil Gllava (1945), Baba Xhelo Gllava (1946), baballarët Ali Tomorri, Bedri Cakrani dhe Shefqet Koshtani, të lidhur dorë më dorë (1948). U pushkatuan 15 klerikë bektashinj, u burgosën 30 të tjerë dhe u internuan e persekutuan qindra të tjerë, bashkë me kryegjyshin tjetër botëror Dede Ahmetin dhe dervish Reshat Bardhin, më pas kryegjysh botëror i Bektashizmit. Po ashtu u persekutuan dhe u burgosën për motive fetare edhe klerikët myslimanë, si Sherif  Llangu, kryetar i komunitetit mysliman, Hafëz Ali Korça, Hafëz Ali Tare, Hafëz Dërguti, Hafëz Sabri Koçi etj.

  • 30/04/2018 All day

    U miratua Ligji për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, që garanton të drejtën e çdo individi për t’u njohur me informacionin dhe dokumentimin e ish-Sigurimit të Shtetit (1944-1990). Ligji parashikon ngritjen e një Autoriteti Profesional dhe jo politik, i cili do të marrë përsipër administrimin e të gjithë arkivit të ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas kritikëve, ligjit i mungon pjesa thelbësore, ajo e lustracionit, e domosdoshme për de komunistizimin e politikës shqiptare. Ky është ligji i tretë për hapjen e dosjeve. Në vitin 1995 u miratua i ashtuquajturi ligji “Mezini” që pengonte kandidimin e personave të implikuar nga Sig. Shtetit që të merrnin pjesë në zgjedhjet politike e vendore. Por ky ligj u konsiderua politik dhe nuk gjeti zbatim të plotë, njësoj si ligji “Bezhani”, që tentoi pastrimin e politikës dhe të administratës civile nga ish-punonjësit e Sigurimit

  • 09/05/2018 All day
    No additional details for this event.
  • 21/05/2018 All day

    Shpërthen Revolta e të burgosurve të Spaçit kundër trajtimit mizor që iu bëhej. Regjimi komunist dënoi me vdekje për këtë ngjarje të burgosurit Hajri Pasha, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja dhe ri dënoi 111 të burgosur të tjerë.

  • 22/05/2018 All day
    No additional details for this event.
  • 17/07/2018 All day

    Pushkatimi i dy poetëve të rinj të Bërzeshtës të Librazhdit, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, me pretekstin e disa poezive lirike, që u quajtën reaksionare nga regjimi diktatorial komunist. Poetët u damkosën si armiq dhe u pushkatuan, duke ua fshehur edhe varret.

  • 02/08/2018 All day

    Agresioni ushtarak i ushtrisë greke i 2 gushtit 1949, i njohur si Provokacionet e Gushtit, kundër Shqipërisë në kufijtë shtetërorë të Bilishtit, Leskovikut dhe Konispolit, por që u zmbraps nga forcat ushtarake të Shqipërisë.

  • 02/08/2018 All day

    Nisi punimet Kuvendi Kombëtar i Mukjes, ku morën pjesë delegacionet e dy organizatave politike: Ballit Kombëtar dhe Frontit Nacionalçlirimtar, dy organizata të kundërta, madje armiqësore, por që i bashkoi çështja madhore e luftës kundër pushtuesve nazifashistë dhe e ardhmja e Shqipërisë. Vendimet e rëndësishme të Marrëveshjes së Mukjes për një luftë të përbashkët kundër pushtuesve, në krah të Aleatëve të mëdhenj antifashistë, për një Shqipëri të lirë, demokratike, etnike dhe popullore, u prishën nga PKSH me nxitjen e PKJ.

  • 17/08/2018 All day

    Masakra komuniste në Valmir të Mirditës, si një hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, sekretar i PK të Mirditës dhe deputet i saj në Kuvendin Popullor nga Komiteti i Maleve. Më 17 gusht, përpara qindra mirditorëve të arrestuar nga gjithë Mirdita për terror, u varën në litar katër mirditorë të pafajshëm dhe u pushkatuan 10 të tjerë, që s’kishin lidhje me vrasjen e B. Bibës.

  • 26/08/2018 All day

    U shpall në Paris formimi i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, nën kryesinë e patriotit të njohur Mit’hat Frashëri. Komiteti, në rolin e një qeverie në mërgim, i mbështetur nga anglo-amerikanët, do drejtohej nga një Komitet Ekzekutiv nën kryesinë e Mit’hat Frashërit me antarë Abaz Kupin, Seit Kryeziun, Zef Palin dhe Nuçi Kotën dhe do ta kishte selinë në Neë York. Pranë tij, funksiononte dhe një Komitet i Përgjithshëm Konsultativ, me përbërje më të gjerë, i kryesuar nga Abaz Kupi me dy zëvendës: Abaz Ermenjin dhe Seit Kryeziun dhe sekretar Gaqo Gogo. Në deklaratën e dhënë në BBC, Londër, shtator 1949, Mid’hat Frashëri theksonte se qëllimi i KKSHL ishte lufta për të fituar pavarësinë e Shqipërisë, për të siguruar sovranitetin dhe shpëtimin nga regjimi komunist