Dita ndërkombëtare e kujtesës së viktimave të Holokaustit 27 janar 1945

View Calendar
27/01/2018 All day
Autoriteti i Dosjeve, Tiranë
Address: Shëtitore Parku i Madh, Tiranë, Albania

Dita ndërkombëtare e kujtesës së viktimave të Holokaustit, zhdukjes masive të hebrenjve nga nazistët nëpër kampet shfarosëse të vdekjes. Rreth 6.000.000 hebrenj të të gjitha moshave, përfshirë figura të shquara të shkencës dhe kulturës, u masakruan dhe u zhdukën barbarisht në kampet naziste në Aushvic, Dachau, Mat’hauzen etj. Vetëm në Shqipëri u mbrojtën të gjithë hebrenjtë, nuk u ekzekutua asnjë. Sepse qeveria shqiptare e asaj kohe nuk lejoi arrestimin dhe asgjësimin e tyre, po ashtu edhe familjet shqiptare i strehuan dhe i mbrojtën.

Related upcoming events

  • 02/08/2018 All day

    Nisi punimet Kuvendi Kombëtar i Mukjes, ku morën pjesë delegacionet e dy organizatave politike: Ballit Kombëtar dhe Frontit Nacionalçlirimtar, dy organizata të kundërta, madje armiqësore, por që i bashkoi çështja madhore e luftës kundër pushtuesve nazifashistë dhe e ardhmja e Shqipërisë. Vendimet e rëndësishme të Marrëveshjes së Mukjes për një luftë të përbashkët kundër pushtuesve, në krah të Aleatëve të mëdhenj antifashistë, për një Shqipëri të lirë, demokratike, etnike dhe popullore, u prishën nga PKSH me nxitjen e PKJ.

  • 02/08/2018 All day

    Agresioni ushtarak i ushtrisë greke i 2 gushtit 1949, i njohur si Provokacionet e Gushtit, kundër Shqipërisë në kufijtë shtetërorë të Bilishtit, Leskovikut dhe Konispolit, por që u zmbraps nga forcat ushtarake të Shqipërisë.

  • 17/08/2018 All day

    Masakra komuniste në Valmir të Mirditës, si një hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, sekretar i PK të Mirditës dhe deputet i saj në Kuvendin Popullor nga Komiteti i Maleve. Më 17 gusht, përpara qindra mirditorëve të arrestuar nga gjithë Mirdita për terror, u varën në litar katër mirditorë të pafajshëm dhe u pushkatuan 10 të tjerë, që s’kishin lidhje me vrasjen e B. Bibës.

  • 26/08/2018 All day

    U shpall në Paris formimi i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, nën kryesinë e patriotit të njohur Mit’hat Frashëri. Komiteti, në rolin e një qeverie në mërgim, i mbështetur nga anglo-amerikanët, do drejtohej nga një Komitet Ekzekutiv nën kryesinë e Mit’hat Frashërit me antarë Abaz Kupin, Seit Kryeziun, Zef Palin dhe Nuçi Kotën dhe do ta kishte selinë në Neë York. Pranë tij, funksiononte dhe një Komitet i Përgjithshëm Konsultativ, me përbërje më të gjerë, i kryesuar nga Abaz Kupi me dy zëvendës: Abaz Ermenjin dhe Seit Kryeziun dhe sekretar Gaqo Gogo. Në deklaratën e dhënë në BBC, Londër, shtator 1949, Mid’hat Frashëri theksonte se qëllimi i KKSHL ishte lufta për të fituar pavarësinë e Shqipërisë, për të siguruar sovranitetin dhe shpëtimin nga regjimi komunist


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/autoriteti/public_html/wp-includes/functions.php on line 3743