Ekspozita

·         LINK-EKSPOZITA TË AIDSSH (2019-2023)

2017

·         23 Gusht 2017-Ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të “Dita europiane e viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit”, në bashkëpunim Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Ministria e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia me Gjethe.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid022qCr8mkXTn7dGtBvPUjngFy1a7Cktx6qQSCrFBrBsxa1eW5HFnJx5Vn67wZRwYhMl?locale=sq_AL

 

2018

·         “45-vjetori i Revoltës së Spaçit”, ekspozitë dokumentare me dosje/dokumente të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për Repartin 313, Spaç, më 17 maj 2018. Dosjet u deklasifikuan dhe u bënë publike për herë të parë. Gjatë aktivitetit u bë informimi i qytetarëve si dhe u plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid025SMHdZPJouajyym8Wt9SERGNEAXJYm7nvrjo4bEYBd9oSXyKDGRotRzpLDBLPmNvl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozitë dokumentare me dosje/dokumente të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për zonën e Konispolit, më 19 qershor 2018. 40 dosje formulare, hetimore-gjyqësore dhe bashkëpunëtorësh u deklasifikuan dhe u bënë publike për herë të parë, për 46 viktima të evidentuara. Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Tiranë, u bë informimi i qytetarëve si dhe u plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/photos/a.1909728019079812/1909733445745936/?locale=sq_AL

 

·         Persekutimi komunist në zonën e Konispolit”, në Konispol, më 26 qershor 2018. 40 dosjet formulare, hetimore-gjyqësore dhe bashkëpunëtorësh të deklasifikuara dhe të bëra publike për herë të parë në Tiranë, për 46 viktimat e evidentuara u ekspozuan për komunitetin vendas, në sheshin qendror të qytetit, në një organizim të posaçëm, në bashkëpunim me Bashkinë Konispol. Qytetarët u informuan gjatë aktivitetit dhe plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid02EHCbr3yrbBGUvWDZhFGzjP46uxjzhn5wUQ8GwU99XU3Ysh9QDB5GcjqpxqytqRRvl?locale=sq_AL

 

·         Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”, më 20 gusht në Tepelenë. Në këtë aktivitet u ekspozuan dokumentet dhe dosjet e Ish-Sigurimit që dokumentonin persekutimin komunist të pjesëmarrësve në kryengritjen e Zhapokikës, klerit vendas, kampin e Bënçës, të internuarit; të arratisurit, të vrarët në kufi, bandat e diversantëve e të tjera me pjesëmarrjen e komunitetit vendas.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0z7qDD2FzANvvzA5TGEiAy5qtm5ChR94vSkXwnQnPBGET7A9bzRHrZ3vjrtzXGAyVl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozita në Tiranë dhe Memaliaj me materialeve arkivore të AIDSSH, më 5-6 tetor 2018, për rezistencën antikomuniste të Zhapokikës, në bashkëpunim me institucionet homologe, pushtetin lokal dhe komunitetin vendas. Informim i qytetarëve dhe plotësim i formularëve në aktivitet.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0K5UF1Ns52YdKoQVEL163FxPpS5hRgzkUxz8MbMmZXBFxgRQxp57GmQy8iKgXTuBjl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozita dokumentare “Mbikqyr, Terrorizo, Përndiq” në bashkëpunim me Autoritetin Gjerman të Dosjeve dhe KAS, 22 tetor 2018, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid02Tz2qLJah7ARtXR7HyNkx3Q47pskxTAgzKBEETKAnMQ8wMaPqWhjYpwoa4xhj4QjJl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozita “Mbikëqyr, Terrorizo, Përndiq” në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, më 7 dhjetor 2018. Bisedë me ish-të burgosur të Burrelit dhe paralelet mes dy realiteteve komuniste. Bashkëpunim i AIDSSH me Inner Wheel Club Tirana që mundëson për gjimnazet e Tiranës ekspozitën e veprimtarisë së STASI-t në Gjermaninë Lindore, realizuar me Autoritetin Gjerman të Hapjes së Dosjeve, BStU.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/photos/a.2152529461466332/2152530001466278/?locale=sq_AL

 

 

2019

·         Ekspozitë dokumentare. Në kuadër të aktivitetit me titull “Disidenca fetare në Shqipëri gjatë viteve 1967-1990”,  të mbajtur më 30 maj 2019 në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve religjioze, AIDSSH ekspozoi dokumente arkivore të përndjekjes së klerit katolik, ortodoks, mysliman dhe bektashian.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid02DT9diapKdV2GAGLm7sUJtpbc99VY9EPnbp3wh3yCBHPs5ytVqr59ssyWN1b574szl?locale=sq_AL

 

·         “Historitë e patreguara të Lushnjës”. Ekspozitë fotografike dhe arkivore e përndjekjes së Sigurimit në fshatrat e të internuarve në Myzeqe hapur më 18 gusht 2019 në Lushnjë. AIDSH në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive hapi javën përkujtimore “Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”, organizuar në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Ekspozita me materiale arkivore prezantoi dhjetëra dosje të përndjekjes së Sigurimit ndaj faktorit antikomunist në zonën e Lushnjës, shumë prej të cilave, për herë të parë.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid02QVZKvGDqReg2Wk1HEK61R2sMsiiVw7r8adkq27cmw7NTVqk7UZYD9AkhRBxLqNd2l?locale=sq_AL

 

·          “Persekutimi komunist në zonën e Belshit, ekspozitë dokumentare me materiale arkivore të AIDSSH.” mbajtur më 21 gusht 2019, BELSH. Në bashkëpunim me Bashkinë Belsh, grupe të interesit dhe të mbijetuar të përndjekjes, AIDSSH zhvilloi fazën e parë të Dialogut lokal në Belsh, zonë e të internuarve të shpërngulur nga kampi i Tepelenës e të tjerë, si dhe e burgut të grave, mes të cilave të dënuara të ndërgjegjes. Në shëtitoren e qytetit u prezantua ekspozita dokumentare me materiale arkivore të zonës së Belshit e burgut të grave.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0yV8yTPwuuqii6BWq5fTbTUofMt96v9mwLJ52nWPVu3x2PTWXA4eHCxj9GCnUQ2Sbl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozitë dokumentare, në kuadër të “Ditët përkujtimore”, mbajtur më 23 gusht 2019, Tepelenë.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0tVWiFvPbsnqrNiAeTrka5N9UXTsuPs7taxBzbuxYyKtiNSsKecWq1qqBsn3ChunYl?locale=sq_AL

 

·         "E shkuara e pakryer" ekspozitë mbi diktaturën komuniste. Ekspozita me profile të të zhdukurve në diktaturë u hap në Muzeun Historik Kombëtarë më 11 dhjetor 2019) në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut nga AIDSSH, në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë dhe ICMP (Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur).

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0HbQuMg8fUQ2S8FFo712xvzZyjXoaEVrp2biCz2EgPBhSuD4htzP4tCQHKF42bLcvl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozitë dokumentare me materiale arkivore të zonës Përmet mbajtur më 13 dhjetor 2019 në Përmet. AIDSSH në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë zhvilloi takimin e parë të Dialogut për Diktaturën në qytetin e Përmetit. AIDSSH ekspozoi materiale arkivore të zonës, regjistra përpunimi, libra evidence, dosje përpunimi, hetimore-gjyqësore, dosje drejtimi të zonave të ndryshme të Përmetit.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/photos/a.2796676723718266/2796678250384780/?locale=sq_AL

2020

 

·         Ekspozitë dokumentare. Në kuadër të konferencës shkencore “Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1990”, në bashkëpunim me Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme dhe Muzeun Historik Kombëtar, AIDSSH prezantoi më 19 shkurt 2020. ekspozitën mbi emigracionin 1944-1990, me materiale arkivore.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid016WmDu9P6eTCjdZhRZkHz9rJ7pr9vivkZb94fZbVCJWhhJweTjd7GKNF5RR9ZUoLl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozitë dokumentare në kuadër të aktivitetit tryezë e rrumbullakët: “95 vjet Martin Camaj – Vepra dhe përndjekja”,  i realizuar në kujtim të Ditës Europiane në përkujtim të viktimave të totalitarizmit. Gjatë aktivitetit të mbajtur më 28 gusht 2020 u paraqit një ekspozitë e zgjeruar dokumentare e AIDSSH me tipologji të ndryshme të dosjeve të Sigurimit të periudhës 1944-1955, historikë, raporte, platforma, evidenca operative të kohës dhe dosje të mbi njëzet intelektualëve të përndjekur nga Sigurimi në Shqipëri dhe jashtë vendit. Po ashtu, krijimtaria letrare e Martin Camajt, e botuar nga Onufri.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0Xe1bhNhcBSKxtEUzWbGx9VTpFENW4Ch1Vh6ecZaiX2J3GK5wmCm1FMJqTfdecAZXl?locale=sq_AL

 

2021

·         Ekspozita “E shkuara e pakryer” u hap më 27-28 Maj 2021 në Shkodër. AIDSSH prezantoi për qytetarët shkodranë me profile të të pagjeturve të komunizmit, dëshmi të mbledhura nga familjarë të të pagjeturve në kuadër të projektit dhe materiale të përzgjedhura nga hulumtimi në historikët e Ish-Sigurimit.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0r8nJzBTmZFoPDCD8FAYwrM8WhtvY7RVyyfc7SDTR5LUm4Vjaigb9Q5cYcGZBCjjQl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozita “E shkuara e pakryer” u hap në Sarandë më  8 korrik 2021. Në mjediset e bashkisë së Sarandës u prezantua për qytetarët sarandiotë ekspozita me profile të të pagjeturve të komunizmit, dëshmi të mbledhura nga familjarë të të pagjeturve dhe udhëzuesi për familjarët e të zhdukurve në komunizëm, në prani të familjarëve të të pagjeturve të komunizmit në zonën e bregut, asaj kufitare dhe në Sarandë, shoqatave të të përndjekurve dhe kujtesës, përfaqësuesve të grupeve të interesit, aktorëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0HqwMGdWgwsTCKeKJVp3qHUmN8ZNmNsGQW6SLYZNYAt7ErSEnZFWe25DChWDNHMovl?locale=sq_AL

 

·         Më 23 dhe 24 gusht, Në Ditën Europiane, në përkujtim të viktimave të totalitarizmit, ekipi i Autoriteti zhvilloi udhëtim njohës e përkujtimor, si dhe takime prezantuese në zonën e Tepelenës dhe të Gjirokastrës, në kuadër të projektit të ICMP-AIDSSH.  AIDSSH prezantoi për qytetarët e Tepelenës ekspozitën “E shkuara e pakryer”, me profile të të pagjeturve të komunizmit, dëshmi të mbledhura nga familjarë të të pagjeturve në kuadër të projektit dhe materiale të përzgjedhura nga hulumtimi në historikët e Ish-Sigurimit.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid02qZoMLzGmbUBeM3Z5yY7sgYM3LwTzXMW11jb9wpsufJ4q7jQ6ur7YdKFdJmmLhbGZl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozitë për të zhdukurit në komunizëm “Sigurimi në fjalët e veta” mbajtur më 30 gusht 2021, AIDSSH prezantoi të dhëna të historikëve të 19 degëve të Ish-Sigurimit në të gjithë vendin. Ekspozita u vendos në lulishten “Fadil Kokomani, Vangjel Lezho” pranë Kryeministrisë, që mban emrin e dy gazetarëve , eshtrat e të cilëve ende nuk dihen ku gjenden.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid02qyVqyjQmDHuHdfBHyjZoyLjxL1bZ3Lahi6pfTjYSuYseHyPJ8z5Uyf8ZGfHbJMPwl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozitë dokumentare: “Tirana në sytë e Ish-Sigurimit të Shtetit”, u zhvillua në mjediset e Pallatit të Koncerteve (Ish-Pallati i Kongreseve”), më 18 nëntor 2021,  projekt i AIDSSH në bashkëpunimin me Shoqatën “Tirana”, Institutin e Historisë, ASA dhe Universitetit Europian të Tiranës, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë Ekspozita arkivore me materiale që u hapën për herë të parë, ngriti siparin e aktiviteteve të Dialogut për Tiranën, mbi gjysmëshekullin kur kryeqyteti u survejua, u përndoq dhe u shtyp nga regjimi komunist.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0nqLUvuQr88z9fhsaPbfkMp8zQ3bgF4r1Nh6n3HNLxd4DSCChXrxfMDtdTH76degtl?locale=sq_AL

 

2022

·         Ekspozitë e përhershme informuese në ish-kampin e internimit në Tepelenë, më 14 shkurt 2022, organizuar nga AIDSSH dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës, në mbyllje të projektit ICMP-AIDSSH “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe të pajtimit:Të zhdukurit në komunizëm”, të mbështetur nga BE dhe Ambasada Zvicerane. U përgatit me materialin e hulumtuar nga Instituti i Historisë dhe të dhënat arkivore mbi të internuarit në kampin me tela me gjemba të Tepelenës. Po ashtu, janë përfshirë skicat e çmuara, që paraqesin në trajtë fotografike jetën në kamp, të realizuara me mjeshtëri nga Lek Pervizi, i internuar në Tepelenë. Informacionet u paraqitën në shqip dhe anglisht për të gjithë vizitorët e kampit.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid02yUbF5AGsqQASp38Y5dLAhKFYRZoeUUTWT2YjmFM7hpkxRpxJqdhyRDUzsKdA9NCWl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozitë e përhershme informuese mbi ish-kampin e punës në Maliq mbajtur më 17 shkurt 2022. organizuar nga AIDSSH dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Maliqit, në mbyllje të projektit ICMP-AIDSSH, “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe të pajtimit: Të zhdukurit në komunizëm”, të mbështetur nga BE dhe Ambasada Zvicerane. Ekspozita u përgatit mbi hulumtimin e të dhënave arkivore mbi të dënuarit në kampin e punës të Orman-Pojanit, Vloçishtit.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid02cTG2d924kY8oZy8WbsSuZNCsCBMbCFfKM3panLibiPneg6BUmMbzGX8AsHxSXmrBl?locale=sq_AL

 

·         Ekspozita virtuale “Sigurimi me fjalët e veta”. AIDSHH prezantoi librin me dëshmi për të zhdukurit dhe ekspozitën virtuale “Sigurimi në fjalët e veta”, në mjediset e reja, pranë garnizonit Skënderbej, 24 shkurt 2022.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0b9aXF9XWfK8mEMCLDwHxsdARdXdjEUytDPdbrW8pEyxgMYEYMi6bpDo86Hfb1ebdl?locale=sq_AL

 

·         EkspozitaUdha e Kujtesës” / Remembrance path” mbajtur më 26 Maj 2022 në Lushnjë. Ekspozita u zhvillua në kuadër të projektit “Profilet e së shkuarës: Lufta për liri dhe demokraci gjatë regjimit të Hoxhës”, i realizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti La Sapienza i Romës, Fondazione di Storia Onlus, Shoqata “Zëri Qytetar” dhe ISEM.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0hdb8Ew5Z3GXJg9EP7ZRo6V7jnA5J56tjuBaKqhJSJrDfymZzciErC569y5ax9Rftl?locale=sq_AL

2023

·          Të mësojmë mbi të shkuarën-burime arsimore të hapura 1944-1991”. Ekspozitë dokumentare, lëvizjet demokratike në syrin e Ish-Sigurimit të Shtetit mbajtur më  20 shkurt 2023, Tiranë. AIDSSH në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Radio Televizionin Shqiptar si dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), organizoi një ekspozitë arkivore me dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit mbi lëvizjet demokratike 1990-1991, foto dhe video si dhe prezantoi projektin e platformës digjitale “Të mësojmë mbi të shkuarën - burime arsimore të hapura,1944-1991”, një platformë e hapur për profesionistët e arsimit parauniversitar, prindër dhe nxënës.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid0GPr2WaNE6q1p1ZdWLKJSdUxHThMaeRQfjXJ7fM6m4SWvnGqZgQRnmhefAuGGCdxXl?locale=sq_AL

 

·         Të Zgjedhur”, ekspozitë përkujtimore në 76-vjetorin e ekzekutimit politik të deputetëve dhe intelektualëve më 10 tetor 1947. Për ndërtimin e ekspozitës janë marrë në shqyrtim dosjet hetimore gjyqësore 2224 dhe 1393 si edhe dosjet formulare të Kolë Kuqalit, Selaudin Totos, Halit Gjolenës, Isuf Hysenbegasit dhe Hasan Reçit që gjenden pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Ish –Sigurimit të Shtetit, bashkë me dosjen e grupeve Monarkiste, Social-Demokrate e të Rezistencës dënuar një vit para deputetëve e intelektualëve të marrë në shqyrtim. Ekpozita u mbajt më 12 Tetor 2023, Tiranë.

https://www.facebook.com/AutoritetiDosjeve/posts/pfbid06hxcYccfoMtqBVu8ddca2qBCfG1YyYqwq5hxxdvsC9cKw7FBw8sB8PubY4cfhgFtl?locale=sq_AL