Ditëlindja e Sajmir Malokut

Saimir Maloku është një person shumë simpatik që ka bërë burg politik në Burrel e Spaç,për “arsye” se pëlqente muzikën perëndimore, përforcoi sinjalin televiziv
që e sillte Perëndimin në çdo shtëpi dhe për “fajin” e madh që shpërndante pulla postare në 17 vende të botës…

Historia e “krimit të tij muzikor” mundi të tregohet sot,duke e shijuar muzikën angleze dhe italiane të kohës
kur ai u arrestua dhe burgos.

Më 12 korrik, Saimiri ka ditëlindjen. Ai qe në AIDSSH, në orën 11.30, për të tërhequr dosjen e tij formulare.

AIDSSH organizoi një ceremonie informale festive, që kremton ditëlindjen e tij të 72-të, me mesazhin e triumfit të jetës mbi të keqen me praninë e familjes, miqve dhe partnerëve të AIDSSH.

Edhe 100 te tjera Z. Saimir!

Video nga aktiviteti