“Fytyra e ‘armikut të popullit’” në një konferencë shkencore

Teoritë e ndryshme mbi totalitarizmin e përkufizojnë atë si një regjim politik antidemokratik, pa parlamentarizëm, me një parti – të vetme, në të cilin “individi dhe shoqëria i përkisnin shtetit, i konsideruar jo vetëm si një entitet moral e shpirtëror i aftë që të përfaqësonte kombin, por edhe që të asimilonte totalisht degëzimet e ndryshme të shoqërisë civile”. E thënë më qartë, veçoria më e rëndësishme e regjimeve totalitare është kontrolli i plotë dhe i detajuar i të gjithë ideve, besimeve dhe shprehjeve. Regjimet totalitare kërkojnë, pra të krijojnë një shtet të uniformizuar dhe të sigurojnë nga shoqëria bindjen e verbër kundrejt pushtetit. Arritja e uniformitetit të skajshëm është tejet sfiduese për sa kohë që shoqëria njerëzore përmbledh njerëz me individualitete, pikëpamje, bindje dhe besime të ndryshme. Regjimit totalitar i duhet të sigurojë bindjen e shumicës dhe të frikësojë apo/dhe eliminojë me mjete e forma të ndryshme atë pakicë të padëshirueshme, e cila mund të bëhet pengesë për lidershipin. Në këtë proces, dhuna e ushtruar nëpërmjet institucioneve të posaçme (shërbimi i fshehtë, burgjet, internimet, puna e detyruar) dhe propaganda e imponuar, sa nga mediet e kontrolluara nga shteti, aq edhe nga organizatat e masave, janë dy shtyllat kyçe të cilat sigurojnë jetëgjatësinë e një regjimi diktatorial.

Në një farë mënyre, regjimi ka nevojë për figurën e “armikut të popullit”, i cili herë vizatohet si individi që rrezikon mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë e herë si “tradhtari” që luan me pavarësinë e sovranitetin e shtetit. Regjimi i vendosur në Shqipëri e filloi jetën që në gjenezë si një regjim totalitar, i bazuar në modelin e shtetit sovjetik të drejtuar nga Stalini, qeverisja e re e PKSH u bazua në të njëjtat metoda dhe metodologji. Të gjithë ata që kanë jetuar gjatë viteve të “diktaturës së proletariatit” në Shqipëri janë ushqyer ditë pas dite me konceptin e “armikut të popullit”. Regjimi nuk e fshihte që “diktatura e proletariatit” ishte në thelb “dhunë e shumicës ndaj një pakice të privilegjuar”. Ky slogan përligjte jo vetëm dhunën e ushtruar ndaj kundërshtarëve politikë realë apo imagjinarë, por edhe krijonte kohezionin e nevojshëm publik, i cili do t’i shërbente jetësimit të pushtetit të drejtuesve të PKSH/PPSH. Qëllimi i kësaj konference është të sjellë në vëmendje dhe të hapë një debat shumëdisiplinor shkencor e publik mbi mekanizmat që u përdorën nga organet shtetërore dhe partiake për të krijuar hendekun ndërmjet kundërshtarëve politikë realë, apo potencialë me pjesën tjetër të popullsisë; tipologjinë e “armiqve të popullit”.

Autoriteti për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ftojnë të paraqiten propozimet për prezantime për konferencën “Fytyra e ‘armikut të popullit’” gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri (1944-1990)”, e cila do të mbahet më 17 maj 2019 në Tiranë. Konferenca do të përqendrohet n? këto tematika kryesore: 1. Diskutim teorik mbi konceptet disidencë, disident, kundërshtar politik; 2. Kontribute mbi debatin: A ka pasur disidencë në Shqipëri?; 3. Ngjashmëri dhe dallime në vizatimin e “armikut të popullit” midis Shqipërisë dhe regjimeve të tjera komuniste të Evropës Lindore e Qendrore; 4. Tipologjia e “armikut të popullit” dhe sjelljes së regjimit ndaj tyre (“kriminelët e luftës”, kleri, intelektualët e shkolluar në Perëndim, tregtarët dhe pronarët, kulakët, “armiku i popullit” brenda radhëve të Frontit Demokratik dhe PKSH/PPSH); 5. Evolucioni i konceptit “armik i popullit” gjatë viteve të diktaturës së proletariatit; 6. Lufta e klasave dhe ndryshimet në konceptimin e saj përgjatë regjimit; 7. Sigurimi i Shtetit si instrument përndjekjeje dhe 8. Profile të ndryshme të “armikut të popullit”.

“Fytyra e ‘armikut të popullit’” në një konferencë shkencore

Communist Concentration Camps of the Past Haunt Today’s Albania

Simon Mirakaj holds the drawings from Tepelena camp in his office. (Antonio Çakshiri for The Epoch Times)

Communist Concentration Camps of the Past Haunt Today’s Albania

Work going ahead on museum to memorialize Tepelena camp.

TEPELENA, Albania—Simon Mirakaj was 4 years old in 1949 when, together with his mother and two siblings, he was transferred to an internment camp a few miles from the town of Tepelena in southern Albania.
His family’s odyssey of displacement first started in July 1945, when the communist government of Albania, headed by dictator Enver Hoxha, deemed them enemies. This was because Mirakaj’s father and uncles had been fighting communists in the countryside, sparking the regime’s anger.

One of the drawings of painter Lek Pervizi that had depicted the life inside the Tepelena camp
One of the drawings of painter Lek Pervizi that depicts life inside the Tepelena camp. (Courtesy of Authority for Access to Information on Ex-Sigurimi Files AIDSSH)

The camp in Tepelena was like nothing they had seen before. It was set in abandoned military barracks built by the Italian army during the Greek–Italian war of 1940 and was surrounded by barbed wire fencing.

“It was clearly a concentration and extermination camp, the same as Auschwitz built by German Nazis. For me, its opening was a strategic move by the regime to wipe out the families of those declared enemies,” Mirakaj said.

Albania was ruled by communism from the end of World War II until 1991. For about 46 years, the country of 3 million experienced one of the harshest regimes of Eastern Europe—one that isolated it completely and stripped all personal freedoms from its people. About 60,000 were put in camps, 18,000 imprisoned for political reasons, and more than 6,000 were executed.

an image of tepelena camp
Tepelena Camp in August 2018. (Courtesy of Loreta Cuka)

The Tepelena camp opened in 1948 and, by the beginning of the 1950s, held around 3,000 people—mainly women, children, and the elderly. The dire conditions there led to disease and death, and soon, it became infamous for high death rates, including that of 300 children.

For unknown reasons, the camp closed in 1954 after six years of existence, and those held there were distributed to other camps throughout Albania.

Mirakaj is now a member of Albanian Authority for Access to Information on Ex-Sigurimi Files, the body established in 2015 to open up the secret police files of the communist regime.

It was this authority that took the initiative in 2017 to turn Tepelena into a museum complex to honor those Albanians who had been put into forced labor camps. The initiative received the green light from local authorities, and as a first move, 300 cypress trees were planted on the grounds in memory of the children who lost their lives.

an image of tepelena camp
Tepelena Camp in August 2018. (Courtesy of Loreta Cuka )

In November 2018, the Albanian Ministry of Culture approved construction of the “children’s memorial,” considered the first step in transforming the camp into a museum complex.

But not everyone was enthusiastic about this approach. In March 2018, Albanian historian Pellumb Xhufi caused a stir when he said during a televised interview that there was no comparison between Tepelena and Nazi concentration camps, and that a CIA document he had seen depicted conditions at the camp as “not bad.” He also questioned whether 300 children had died there.

In addition, those who had served as officials in the communist state or are nostalgic about communist ideals have said the idea of turning the camp into a museum is irrelevant.

This stance, along with Xhufi’s comments, drew outrage from former camp inmates and their families.

a rendering image of how the concentrations camps looks like
An artist’s rendition of how AIDSSH believes the museum complex of concentration camps will look like. (Courtesy of AIDSSH)

However, the Authority for Access to Information on Ex-Sigurimi Files remains firm on the project. It has started to gather—from the communist archives and from those who are still alive—information and testimonies regarding Tepelena and other camps, which will be part of the display at the museum.

Among the authority’s most exciting discoveries are drawings by painter Lek Pervizi that depict life inside the camp barracks. His work is helping the authority recreate the camp’s original setting for the museum.

Mirakaj believes that when the museum is completed, the various artifacts on display will help people understand the true and vile nature of the communist camps.

“The creation of the museum is a necessity. If you forget history, it will repeat itself, and we cannot let this happen again,” he said.

https://m.theepochtimes.com/communist-concentration-camps-of-the-past-haunt-todays-albania_2766505.html/amp

Susanne Schütz: Kush përballet me të shkuarën, ka edhe një të ardhme

 

“Edhe muret kanë veshë” – Krijohet arkivi i dëshmive gojore të represionit komunist në Shqipëri. Gjermania e mbështet procesin me infrastrukturë dixhitale.

Një arkivë e pazakontë dixhitale dëshmish gojore nga të mbijetuarit e përndjekjes dhe terrorit komunist po ngrihet në Tiranë përmes platformës “Edhe muret kanë veshë”, pjesë e procesit të lustracionit që po zhvillohet në Shqipëri. Ky proces nisi shumë vonë: 25 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist, kohë gjatë së cilës krimet e komunizmit, për dy dekada e gjysmë në demokraci, mbetën jashtë vëmendjes së publikut dhe ҫdo qasjeje reflektuese.  Këtë po e bën tani të mundur, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) i ngritur më 2016, përmes hapjes së arkivit të dosjeve sekrete për publikun dhe krijimit të Arkivit të dëshmive gojore. Infrastruktura moderne dixhitale për këtë të fundit është donacion nga Gjermania, që ka mbështetur procesin e lustracionit dhe dhurimin e aparaturavedixhitale që në ngritjen e Autoritetit. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, theksoi të martën, (29.01) rëndësinë e zbardhjes së të shkuarës, në fjalën e saj në ceremoninë e donacionit të pajisjeve moderne për arkivën e dëshmive gojore.

 

Ambasadorja e RFGJ, Susanne Schütz në ceremoninë e AIDSSH

“Unë e di, pak më shumë, sepse jam gjermane, se të merresh me të shkuarën tënde të errët mund të jetë e dhimbshme, por mjaft e rëndësishme për një fillim të ri shoqëror. Shumëkush mund të kishte preferuar t’i vinte kapak së shkuarës, të niste prej zeros dhe kësisoj t’ia linte harresës ҫështje të tilla si përgjegjësia dhe vuajtjet individuale. Ky nuk është një proces i thjeshtë.  Bindja ime është që një shoqëri duhet të përballet me të shkuarën, në mënyrë të hapur dhe të sinqertë.  Përvoja jonë tregon se vetëm kush njeh të shkuarën e tij dhe përballet me të ka edhe një të ardhme.”

Sa e errët ka qënë e shkuara e regjimit komunist në Shqipëri?

Perceptimet për të shkuarën komuniste janë të ndryshme në Shqipërinë e sotme. Sipas një studimi të Pranisë së OSBE-së në Tiranë, të kryer më 2016 del se njerëzit ose nuk dinë asgjë për represionin dhe përndjekjen politike nga ish-Sigurimi, ose japin shifra shumë të ulta, ose shumë të larta. Kjo ndarje është e kuptueshme në kushtet e mungesës së të drejtës për informim, përtej propagandës së regjimit komunist. Por me hapjen e dosjeve dhe deklasifikimin e dokumentave sekrete, 1944-1991, tabloja e së shkuarës së regjimit komunist në Shqipëri shfaqet sterrë e zezë. Gentiana Sula, Kryetarja e  AIDSSH thotë për DW: “

“Janë 212 mijë dosje të ish Sigurimit, 250 mijë kartela individuale, 15 mijë dosje hetimore gjyqësore, 21 mijë dosje të personave të përndjekur, mijëra regjistra, procesverbale, akte normative, në total 32 milionë faqe dokumenta të hartiara nga ish-Sigurim i shtetit , nga 1944-1991 , në një Shqipëri që nuk i kalonte 3 milionë banorë. Pët të gjithë këtë dokumentacion kemi detyrim ligjor ta ruajmë, administrojmë, përpunojmë dhe ta vemë në dispozicion të publikut”, thotë për DW , drejtuesja e Autoritetit , Gentiana Sula.

Kultura e Kujtesës dhe konsolidimi i saj në Shqipëri

Platforma dixhitale “Edhe  muret kanë veshë” është pjesë e projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar ”që AIDSSH po zbaton që prej një viti me mbështetjen  UNDP dhe Italisë. Rrëfime të padëgjuara kurrë më parë, histori autentike persekutimi dhe terrori politik po mbushin nga dita në ditë arkivën dixhitale të dëshmive gojore. Një shans më shumë për kërkimin shkencor, edukimin qytetar krahas qasjes së lirë tek arkivi i dosjeve dhe dokumentave të tjera të ish -Sigurimit. Një shans më shumë për të krijuar dhe konsoliduar kulturën e kujtesës që në Shqipëri mbeti e pazhvilluar për 28 vjet.

” Një kulturë aktive e të kujtuarit është e rëndësishme. Që edhe të rinjtë që nuk e  kanë përjetuar vetë, regjimin e Hoxhës, t’u mprehet vetëdija se paqja dhe pluralizmi demokratik, toleranca mes njerëzve, të pranuarit e njëri-tjetrit në historinë e Europës nuk kanë qenë – dhe vazhdojnë të mos jenë ende- diҫka e vetëkuptueshme”, tha Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz.

Drejtuesja e Autoritetit thotë DW se klikuesit e website dhe media sociale për platformën dixhitale “Edhe muret kanë veshë” përbëjnë 40 % të totalit dhe janë rini deri nga 18- 24 vjeҫ. Ajo thotë se ideja për ta ngritur këtë arkivë erdhi nga interesi i madh i rinisë dhe qytetarëve.

” Kur qytetarët, ish-viktima të persekutimit, vijnë për të parë dosjet e tyre konstatojnë që në to është vetëm një pjesë e historisë, përqasja denigruese, përbaltjja që ish-Sigurimi i bënte viktimës për të përligjur  persekutimin, burgosjen dhe pushkatimin. Por historia është shumë më tepër sesa ajo që është në dosje. Në to mungon përjetimi i viktimës, ҫfarë ka ndodhur para arrestimit dhe më pas. Dëshmitë gojore e bëjnë të plotë historinë,” thotë për DW, Gentiana Sula.

Gentiana Sula, drejtuese e AIDSSH

Shoqëria drejt rivendosjes së ekuilibrit

Dosjet e pahapura të ish-Sigurimit kanë qënë mjet presioni politik për 25 vjet. Në shtypin postkomunist dilnin emra politikanësh, zyrtarësh të lartë, figurash publike që akuzoheshin se kishin dosje si bashkëpunëtorë të policisë sekrete, ish-Sigurimit. Akuzat dhe kundërakuzat mes palëve, të pavërtetuara për 25 vjet në demokraci shkaktuan një atmosferë të sëmurë në shoqëri dhe humbjen e ekuilibrit të saj.  AIDSSH po tenton të sjellë të vërtetën e asaj që ka mbetur e dokumentuar pas një kohe kaq të gjatë mungese ligji për hapjen dhe administrimin e dosjeve sekrete, djegies apo shkatërrimit të tyre gjatë  trazirave të 1997. Shkurt histori sa më të plota viktimash,  reabilitimin e tyre dhe ndjesën morale të atyre persekutorëve  që janë gjallë. Gjithë ky proces do të lehtësojë rivendosjen e ekuilibrit të prishur të shoqërisë shqiptare. Dhe tregues të ekuilibrave të prishur nuk mungojnë. Ditët e fundit, një prokuror, Bujar Sheshi 61 vjeҫ, aplikoi për të qenë anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga institucionet më të rëndësishme të Drejtësisë së reformuar në Shqipëri. Por nga verifikimi i AIDSSH rezultoi, se kishte qenë i rekrutuar si  si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, në moshën 18 vjeçare.

“Kemi edhe raste të tjera si ai i prokurorit Sheshi, që nuk e pranojnë që kanë qenë të rekrutuar nga ish-Sigurimi. Pse? Mendojnë se sistemi i  automatizonte si të tillë. E mohojnë, është një peshë e madhe psikologjike për ta përballuar para familjes, fëmijëve. Por ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit nuk duhet të jenë pjesë e drejtësisë së reformuar. Qytetarët duan drejtësi të pastruar nga njerëz të implikar në ish-policinë sekrete të regjimit komunist, duan të  kenë besim, në një drejtësi të re, që i shërben demokracisë” thotë për DW, Gentiana Sula.

https://m.dw.com/sq/susanne-sch%C3%BCtz-kush-p%C3%ABrballet-me-t%C3%AB-shkuar%C3%ABn-ka-edhe-nj%C3%AB-t%C3%AB-ardhme/a-47300173

Analisti Frank Shkreli: Në vizitë tek Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist- Gazeta Telegraf

Analisti Frank Shkreli: Në vizitë tek Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist  Gazeta Telegraf

Në vizitë tek Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991

Gjatë vizitës që bëra në Shqipëri në fillim të shtatorit me qëllim promovimin e tre vëllimeve të librit, “Demokracia Nuk Pret”, kisha vendosur që të mos largohesha nga Tirana pa vizituar Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 (AIDSSH). Siç dihet ky Autoritet, i themeluar sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me 30 Mars, 2015 – është i hartuar kryesisht në bazë të përvojës dhe modelit të ligjit gjerman mbi regjistrat e Stasit, policisë sekrete të ish-Gjermanisë Lindore, “Me përgjegjësinë për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, i përbërë nga 5 anëtarë, të zgjedhur nga Kuvendi”. Unë pata nderin dhe kënaqësinë që m’u dha rasti të takohesha me Kryetaren e AIDSSH, Zonjën Gentiana Sula dhe me anëtarin e Autoritetit, Zotin Simon Mirakaj, të cilët i falënderoj përzemërsisht për pritjen miqësore dhe për respektin që treguan, si dhe për gatishmërinë e tyre për të më asistuar në procesin e aplikimit për nxjerrjen e dosjes që kishte përgatitur për mua ish-Sigurimi i Shtetit, gjatë sundimit të regjimit komunist.

Me të hyrë në ndërtesën e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit tek Garda e Republikës së Shqipërisë, vizitori vëren se në muret e katit të dytë të korridorit që të çon drejtë zyrave të drejtuesve të këtij enti, janë vendosur poema të disa ish-të pushkatuarve dhe ish-të përndjekurve të regjimit komunist — disa prej të cilave po ia bashkëngjis këtij shkrimi modest, sa për ilustrim. Është një ndjenjë, të pakën për mua ishte e tillë, se megjithëse gjendesha në një ndërtesë qeveritare, e ndjeva veten në një mjedis disi më njerëzor se në ndonjë ndërtesë tjetër qeveritare të Shqipërisë, të cilat i kam vizituar gjatë këtyre 28-viteve komunizëm. Vetë emri i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, të bën të mendosh se më në fund, diçka po ndodh në këtë drejtim: Drejt ballafaqimit me të kaluarën fatkeqe komuniste për të cilin shoqëria shqiptare ka aq shumë nevojë. M’u duk se e vërteta e asaj të kaluare të tmerrshme, më në fund, nëpërmjet punës së këtij grupi fisnik të kryesuar nga Zonja Gentiana Sula, ka filluar ta shohë dritën e diellit me hapjen e dosjeve – të pakën atyre dosjeve që kanë mbetur aty pa u zhdukur, më herët. Duke folur për punën e Autoritetit me Zonjën Sula dhe me Z. Mirakaj – me gjithë vështirësitë e shumta me të cilat përballen ata dhe stafi i tyre – u largova me përshtypjen se shteti shqiptar, më në fund, duket se po i merr përgjegjësitë e veta, në këtë fushë. Por, kjo mbetet për t’u parë, përfundimisht, se sa serioz janë qeveritarët e sotëm dhe ata të nesërm, sidomos për nga angazhimi buxhetor i tyre për zbatimin e plotë të ligjit mbi dosjet dhe të realizimit të plotë të objektivave që përcakton ky ligj. Një mungesë kjo e vullnetit politik të kësaj klase politike, ndaj të cilës unë shpeshherë kam hedhur kritika në llogari të qeverive të ndryshme të këtyre 28-viteve të fundit. Vizita tek Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991përfundoi pas aplikimit, falë ndihmës së stafit të Autoritetit, në hapjen e dosjes time, brenda një periudhe të shkurtër, dosje të cilën, natyrisht e lexova me vëmendje, por që pothuaj asgjë nuk më habiti nga ato që kishte brenda. Dokumentimi, identifikimi dhe hapja e dosjeve për individë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është një objektiv me rëndësi i punës së përditshme të Autoritetit. Por nuk është vetëm hapja e dosjeve. Në strategjinë e përpiluar për tre vjetët e ardhshme 2017-2020, AIDSSH ka përcaktuar objektivat dhe aktivitetet e tjera që do të zhvillohen në fushën e veprimtarisë së tij, siç theksohet në Raportin Vjetor për vitin 2017, të botuar në fillim të këtij viti. Një ndër këto aktivitetet e tjera të këtij enti ishte edhe përkujtimi i ngjarjes tragjike të dënimit të grupit të deputetëve dhe botimi i një libri doracak, përmbledhës i dokumenteve për këtë krim të ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës — dokumente këto që ndodheshin në dosjen e dënimit të këtyre martirëve të lirisë. Me të drejtë AIDSSH e konsideron botimin e dokumenteve të tillë si diçka me, “Një vlerë të madhe dokumentuese dhe shkencore që i shërben edhe vetë-ndërgjegjësimit tonë për të kaluarën e regjimit totalitar”, siç shprehet edhe Prof, Dr. Gjergj Sinani në parathënien e botimit të posaçëm, “Deputetët”. Përkushtimi me të cilin flasin Zonja Sula dhe Zoti Mirakaj për viktimat e komunizmit, mund të përmblidhet pak a shumë me fjalët, e vërteta, drejtësia dhe kujtesa për familjarët e të burgosurve dhe të internuarve, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Të bindin se ata vetë si individë dhe stafi i Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, si zyrtarë dhe si shqiptarë të lirë – disa prej të cilëve janë ish-të përndjekur vetë ose që rrjedhin nga familje të dënuara nga regjimi komunist – nuk kërkojnë asgjë tjetër veç zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi për viktimat, nëpërmjet zbatimit të ligjit mbi hapjen e dosjeve, për t’u dalë në skaj objektivave që përcakton ligji. Të lënë përshtypjen se suksesi i punës së Autoritetit për të cilin ata punojnë dhe arritja e objektivave përfundimtare të përcaktuar me ligj, do ta bënte vetëm më humane shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe qeverinë dhe shtetin shqiptar më njerëzor, gjithashtu. Unë u largova nga vizita në zyrat e AIDSSH në Tiranë, shumë më optimist se kur hyra brenda. Fillimi ka qenë i vështirë për ta, por megjithëkëtë ashtu siç është shprehur edhe Kryetarja e AIDSSH, Zonja Gentiana Sula, deri tashti duket se: “Hapat e ndërmarrë janë konkretë. Shoqëria e sotme – e cila mban peshën e të pathënave të së shkuarës, e asaj që ka mbetur pa zbuluar, pa dalë në dritë, e fateve të lëna në mes, e fëmijëve të rritur pa prindër që u zhdukën brenda natës, e pasardhësve që nuk identifikohen me të parët se u është tjetërsuar mundësia për ta bërë këtë, – duket se është gati të përgjigjet dhe të marrë përgjegjësi. Ajo është shprehur gjithashtu se, “Jam optimiste sepse tani e shoh që puna jonë disavjeçare ka arritur diçka dhe uroj ta bëjmë më të mirë shoqërinë ku jetojmë dhe rrisim fëmijët tanë, nëpërmjet së vërtetës, transparencës dhe respektimit të dinjitetit njerëzor”, ka thënë Zonja Sula. “Duhet pra një fillim i ri për gjithçka…dhe të vendosen themele të reja të lirisë — ashtu siç thekson edhe Prof. Dr, Gjergj Sinani në parathënien e librit “Deputetët. “Ne na duhet të rimësojmë kurajën për të qenë të përgjegjshëm”, ka shkruar ai dhe ka paralajmëruar se “Në qoftë se nuk do e kemi këtë kurajë, atëherë nuk do të ishte vetëm Kombi që do të humbiste, por vet njeriu i sapo dalë nga “njeriu i ri” i socializmit” dhe se “Si njerëz të lirë, ne duhet të bëjmë (çdo gjë të mundur) që të shfaqet e vërteta, pasi kështu mund të rivendoset besimi tek njëri tjetri…dhe kështu mund të rivendoset solidariteti edhe në rastin kur jemi radikalisht opozitarë”, shkruan Prof Gjergj Sinani.

Jam i bindur se si rezultat i punës serioze dhe përkushtimit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit — pikëspari falë dedikimit të tyre ndaj lirisë dhe zbulimit të së vërtetës — shoqëria shqiptare do të jetë shumë më e mirë dhe më njerëzore. Jam i bindur gjithashtu se me përballimin serioz të shoqërisë shqiptare me të kaluarën komuniste, përfshirë hapjen e dosjeve, ashtu siç e kam theksuar shpeshherë edhe në të kaluarën, shoqëria shqiptare në veçanti dhe Kombi shqiptar në përgjithësi, do të gëzonte një ringjallje shpirtërore, dhe do të siguronte më shumë paqe dhe respekt për njëri tjetrit, pa marrë parasysh të kaluarën.

*Ish Drejtori i VOA-s për EuroAzinë

Rrëfimet e të mbijetuarve të komunizmit në botimin e parë të AIDSSH- Gazeta Shqiptare

Fatmira Nikolli – “Shqipëria është e vogël për të parë, po edhe për të qarë”, kjo frazë e thjeshtë e znj. Gjelë Gjikola, e mbijetuara e Kampit të Tepelenës, flet më shumë se qindra faqe diskutimesh pa bereqet që na vijnë nga diskursi politik i ditës. Ne të gjithë, si njerëz të lirë, duhet të kërkojmë së bashku të vërtetën duke krijuar marrëdhënie të tjera besimi me njeri-tjetrin….

Per me shume klikoni ketu

Muzeu i Shkencave të Natyrës merr emrin e shkencëtares Sabiha Kasimati-Kronike ABC NEWS

Autoriteti i Informimit mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit përuron këndin e kujtesës të shkencëtares Sabiha Kasimati, në muzeun e shkencave të natyrës që tashmë mban edhe emrin e saj. Të afërmit thonë për ABC News se ndihen të emocionuara që vizioni i saj merr jetë, por nga ana tjetër kërkojnë rizbulimin e veprës së humbur “Peshqit e shqipërisë”

Per me shume klikoni KRONIKE ABC NEWS

Kujtohet Sabiha Kasimati, shkencëtarja që u vra nga regjimi komunist-Kronike Top-Channel

Në ditën e parë të vitit akademik universitar, në Muzeun e Shkencave të Natyrës, që tashmë mban emrin e saj, u përurua këndi i kujtesës së studiueses Sabiha Kasimati.

Per me shume klikoni KRONIKE TOP CHANNEL

Observatori i Kujteses- Saimir Maloku feston 72-vjetorin duke marrë të dhënat që Sigurimi mbajti për të

Përgatiti për IDMC: Erblin Vukaj

Dymbëdhjetë korriku i këtij viti ishte ndryshe për Saimir Malokun. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) e kishte ftuar për t’i përcjellë gjetjet arkivore të mbajtura nga ish-përndjekësit e tij dhe njëherësh për t’i uruar 72-vjetorin e lindjes. Saimiri vuajti dënimin me 13 vite burg për akuzën e “agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor”. Ishte 13 maji i vitit 1976 kur u arrestua dhe iu komunikua akuza. Ishte 29 vjeç. 30-vjetorin nuk do të kishte arsye dhe shanse ta festonte. Asokohe kishte mbaruar shkollën e lartë për inxhinieri, ndërsa në Burrel ishte oficer në repartin 3711. Persekutimi që do t’i bëhej kishte lidhje me natyrën miqësore që familja Maloku kishte pasur me disa turistë anglezë, natyrën e tij indiferente kundrejt regjimit, dashurinë për muzikën e huaj dhe më pas për shpikjen e një mënyre për të përforcuar sinjalet televizive……….Klikoni ketu per ta lexuar te plote

Të rejat nga AIDSSh dhe projekti i ri i grave të përndjekura politikisht. Reportazh nga ISH Burgu i grave në Kosovë të Lushnjës.

Spiunet e sigurimit akoma ne administrate. Si do te zbulohen me ligjin e ri. Interviste per nga Kryetarja e “Autoritetit per Informimin e Dokumentave te ish-Sigurimit te Shtetit”

Per ta lexuar te plote intervisten “klikoni ketu”

Hapja e dosjeve. Interviste per emisionin 7pa5 ne Vizion Plus.

Per ta ndjekur te plote intervisten “klikoni ketu”