Bordi i miqve të Autoritetit dhe aktiviteti i tij

Bordi i miqve

1. Bordi i miqve përbëhet nga jo më pak se 5 anëtarë dhe jo më shumë se 13, shtetas shqiptarë ose të huaj, me kontribut të njohur në hulumtimin historik dhe shkencor në çështje të përballjes me të shkuarën, të cilët mbështesin Autoritetin në përmbushjen e funksioneve që ligji i ngarkon.

2. Bordi i miqve propozohet nga anëtarët e Autoritetit, të cilët zgjedhin ndërmjet bordit të miqve, Presidentin dhe Zëvendës Presidentin e tij.

3. Bordi këshillon Autoritetin në vendimmarrje të cilat kanë lidhje me funksionimin dhe organizimin e institucionit si edhe për përfshirjen në projekte që përmirësojnë kapacitetet e Autoritetit.

4. Bordi i miqve promovon veprimtarinë e Autoritetit dhe mbështet nismat me karakter edukues që ndërmerren nga institucioni.

Në bordin e miqve të Autoritetit, ka pranuar ftesën Z. Knut Fleckenstein, politikan Gjerman, raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Në bordin e miqve të Autoritetit, ka pranuar ftesën Z. Roland Jahn

 

Shiko Më Shumë