Rrjeti Ndërkombëtar i Kujtesës

AIDSSH ANËTARE E RRJETIT EUROPIAN TË AUTORITETEVE ZYRTARE PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E POLICIVE SEKRETE

* HISTORIK

Krijimi i Rrjetit:

Rrjeti Evropian i Autoriteteve Zyrtare në Ngarkim të Dosjeve të Policisë Sekrete u themelua në vitin 2008. Shtatë anëtarët themelues të tij ishin: Bullgaria, Gjermania, Polonia, Rumania, Sllovakia, Republika Çeke dhe Hungaria. Në Gjermani, kërkesat e bëra gjatë Revolucionit Paqësor për t’i hapur dosjet dhe për t’i bërë të arritshme për publikun u përmbushën kur Gjermania u ribashkua në 3 Tetor 1990 dhe Komisioneri Special për Stasi Records filloi punën e tij. Pozicioni i Komisionerit Federal për Stasi Records u krijua kur Akti i Stasi Records u miratua në 29 Dhjetor 1991. Shteteve të tjera anëtare të Evropës Lindore u duhej pak më shumë kohë për të filluar. Kështu, Polonia filloi hapjen e dosjeve në vitin 1998/2000, Rumania në vititn 2000, Hungaria në vitin 1997-2003, Sllovakia në vitin 2003, Bullgaria në vitin 2003, Republika Çeke në vitin 2007.

Krijimi i AIDSSH-së

Në muajin prill të vitit 2015 u miratua në Kuvendin e Shqipërisë ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH”, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin dhe informimin mbi dokumentet të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944-1991. Më 17.11. 2016 dhe 24.11.2016, Kuvendi i Shqipërisë votoi edhe pesë anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit si edhe kryetaren e këtij Autoriteti, duke i hapur kështu udhën fillimit të punës për ngritjen dhe funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe përballjen me të kaluarën e tyre gjatë regjimit totalitar në Shqipëri.

Kushte për t’u bërë pjesë e Rrjetit:

a. Institucioni duhet të jetë një organizatë qeveritare.
b. Duhet të përcaktohet nga parlamenti dhe të punojë në bazë të normave të veçanta juridike.
c. Duhet të jetë i pavarur nga administratat e tjera arkivore qeveritare, të ketë autoritet të pavarur mbi dokumentet e lëna pas sekretit agjencitë policore dhe i bëjnë këto dokumente të arritshme

Pjesëmarrja e AIDSSH në Rrjet dhe kërkesa për anëtarësim

1. Shqipëria merr pjesë në takimet e Rrjetit Europian me status vëzhguesi, që prej krijimit të AIDSSH në 2017. Rrjeti përfshin institucionet arkivore dhe të kujtesës të Europës Lindore, të cilët zhvillojnë veprimtari akademike dhe të përkujtimit në vendet përkatëse, duke filluar nga themeluesit, Gjermania, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Çekia, Sllovakia, Polonia, e më gjerë, vendet vëzhguese, me institucione arkivore të ish-Jugosllavisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

2. Më 25 shtator 2019, Shqipëria kërkoi të anëtarësohej me të drejta të plota në Rrjet, nëpërmjet Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në mbledhjen e zhvilluar në Bratislavë.

3. Kërkesa u pranua nga vendet anëtare dhe vendimi u la për takimin e radhës që, për arsye të pandemisë Covid-19, u shty për vitin 2021.

4. Më 28 janar 2021 –Shqipëria me përfaqësues AIDSSH-në u pranua si anëtar me të drejta të plota në Rrjet u bë me votë unanime të anëtarëve. Sipas përfaqësuesve të BSTU gjermane “Nuk mund të kishte kandidat më të mirë se Shqipëria, e cila po hap dosjet e komunizmit dhe po tregon historinë pas dokumenteve sekrete, duke bashkëpunuar me institucionet publike dhe vendore, akademikët, grupet e interesit, shoqatat e të drejtave të njeriut dhe përfituar nga përvoja e homologëve”. Të njëjtën ditë, Ukraina u pranua me status vëzhguesi në Rrjet. * PËRFITIMET E AIDSSH NGA ANËTARËSIMI NË RRJET E drejta e votës në vendimmarrje: – AIDSSH është institucioni i vetëm shqiptar i anëtarësuar, për të përfaqësuar Shqipërinë.

– Si anëtar i Rrjetit ka të drejtën e votës për dhënien e Statusit të Anëtarit të Ftuar, pranimin e anëtarëve të rinj dhe lëshimin e dokumenteve thelbësore.

– Si anëtar i Rrjetit mund të propozojë një votë për dokumentet thelbësore.

– Institucioni kryesues paraqet një propozim për votim në lidhje me pranimin e një anëtari të ri ose anëtarit të ri të ftuar në konferencën vjetore. Përfitimet dhe mundësitë e reja që sjell ky bashkëpunim: – Bashkëpunimi dhe anëtarësimi në Rrjet sjell përfitime praktike dhe mundësi në qasje më të lehtë në dokumentet arkivore nga institucionet e vendeve të tjera.

– Zgjerim i hapësirës studimore ose praktikave jashtë vendit për studiuesit.

– Ndarja e njohurive dhe përvojave me vendet e tjera post-komuniste, të cilat janë në fazat fillestare të krijimit të organeve që merren me të kaluarën e tyre autoritare.

– Mundësi bashkëpunimi me muze, organizata dhe institucione, kryesisht në Evropën Qendrore dhe Lindore, të përkushtuar për të ndriçuar të kaluarën totalitare.

– Bashkëpunimi për organizimin e ekspozitave, konferencave dhe seminareve ndërkombëtare duke vënë në qendër të vëmendjes momente apo tema kryesore në historinë e përbashkët të vendeve.

* VENDET ANËTARE DHE EMËRTIMET E TYRE

1. Poland: IPN (1998/2000) – The Institute of National Remembrance – Commission for the Prosecution of Crimes against the Polish Nation (Instytut Pamieci Narodowej, IPN) Website: Instytut Pamieci Narodowej

2. Germany Der Bundesbeauftragte für die Unterlagen des Staatssicherheitsdienstes der ehemaligen Deutschen Demokratischen Republik (BStU) The Federal Commissioner for the Records of the State Security Service of the former German Democratic Republic

3. Romania: CNSAS (2000) -The National Council for the Study of Securitate Archives (Consiliul National pentru Studierea Arhivelor Securitatii – CNSAS) Webseite: Consiliul National pentru Studierea Arhivelor Securitatii

4. Hungary: ABTL (1997/2003) “Historical Archives of the Hungarian State Security Service” (ABTL).

5. Slovakia: UPN (2003) – The Slovakian “Institute of National Memory” (Ustav Pamäti Naroda – UPN) Website: Ustav Pamäti Naroda

6. Bulgaria: COMDOS (2003) “Commission for access to and disclosure of documents and on announcing affiliation of Bulgarian citizens with the state security and intelligence services of the Bulgarian national army” (COMDOS). Website: COMDOS

7. Czech Republic: USTR (2007) The Institute for the Research of Totalitarian Regimes and the Security Services Archive (USTR) began operations in February 2008. Website: Ústav pro studium totalitnich rezimú

8. Albania: AIDSSH Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shetit 1944-1991 Website: http://autoritetidosjeve.gov.al/

* ANËTARËT E FTUAR:
Prej vitit 2013, Rrjeti u dha statusin si vende të ftuara edhe disa institucioneve në konferencat e tij vjetore. Këtë vit kësaj liste ju shtua edhe Ukraina.
• Arkivi Kombëtar i Estonisë
• Arkivi Kombëtar i Letonisë
• Arkivi Kombëtar i Lituanisë
• Qendra për Pajtimin Kombëtar
• Arkivi i Republikës së Sllovenisë
• Instituti i Kujtesës Kombëtare të Ukrainës
*Kujtojmë që anëtar mund të jetë vetëm një institucion i cili përfaqëson një shtet. Në rastin tonë anëtar është AIDSSH-ja. Ndërkohë institucionet e tjera shqiptare që kanë interes të bëhen pjesë e Rrjetit mund të aplikojnë për statusin e anëtarit të ftuar.

* ADRESA – KONTAKTE
Addresses of the Members of the “European Network of Official Authorities in Charge of the Secret Police Files”
BULGARIA
Committee on Disclosure of Documents and Announcing Affiliation of Bulgarian Citizens to the State Security and the Intelligence Services of the Bulgarian National Army (COMDOS) 1, Vrabcha Str., fl. 2 1000 Sofia Tel. +359 (2) 800 45 06; Fax +359 (2) 800 45 00 info@comdos.bg; www.comdos.bg;

CZECH REPUBLIC
Ústav pro studium totalitních režimů (USTR) The Institute for the Study of Totalitarian Regimes Siwiecova 2 130 00 Praha 3
Tel. +420 (221) 008 211; +420 (221) 008 212
info@ustrcr.cz; www.ustrcr.cz;
Facebook: Ústav pro studium totalitních režimů

GERMANY
Der Bundesbeauftragte für die Unterlagen des Staatssicherheitsdienstes der ehemaligen Deutschen Demokratischen Republik (BStU)
The Federal Commissioner for the Records of the State Security Service of the former German Democratic Republic
Karl-Liebknecht-Straße 31/33
10178 Berlin
Postal address: BStU, 10106 Berlin
Tel. +49 (30) 2324-50; Fax + 49 (30) 2324-7799
post@bstu.bund.de; www.bstu.bund.de;
Facebook: BStU Stasi-Unterlagen-Behörde

HUNGARY
Állambiztonsági Szolgálatok Történeti Levéltára (ÁBTL)
Historical Archives of the Hungarian State Security
1067 Budapest, Eötvös u. 7
Postal address: 1396 Budapest, PF. 367
Tel. +36 (1) 478-6020; Fax +36 (1) 478-6036
info@abtl.hu; www.abtl.hu;

POLAND
Instytutu Pamięci Narodowej (IPN)
Institute of National Remembrance ul. Wołoska 7
02-675 Warsaw
Tel. +48 (22) 581 85 22, 581 85 23
sekretariat.ipn@ipn.gov.pl; www.ipn.gov.pl;
Facebook: Instytutu Pamięci Narodowej


ROMANIA
Consiliul Naţional Pentru Studierea Arhivelor Securităţii (CNSAS)
The National Council for the Study of Securitate Archives
Strada Matei Basarab nr. 55-57, sector 3
030671, Bucureşti
Tel. +40 374 189 167
office@cnsas.ro; www.cnsas.ro;

SLOVAKIA
Ústav pamäti národa (UPN); Nation’s Memory Institute
Námestie slobody 6, 817 83 Bratislava 15
Tel.: +421 (2) 593 00 311; Fax: +421 (2) 593 00 391
info@upn.gov.sk; www.upn.gov.sk;
Facebook: Ústav pamäti národa