Funksionet

  1. Autoriteti është përgjegjës për zbatimin e ligjit nr. 45/2015, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, dhe informimin në lidhje me to. Në ushtrim të përgjegjësive të ngarkuara nga ligji Autoriteti kryen këto funksione:
  • vendos për pranimin ose refuzimin e kërkesës për informacion dhe/ose për  vënie në dispozicion të informacionit të kërkuar, nga ana e subjekteve të parashikuara në ligjin nr.45/2015;
  • vendos për ndalimin e përkohshëm të përdorimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, kur prokuroria ose gjykata përcakton se nga përdorimi i tyre mund të dëmtohet veprimtaria hetimore, ndjekja penale, ecuria ose përfundimi i një procedimi penal të regjistruar si edhe kur gjykon se përdorimi i tyre mund të përbëj rrezik real për sigurinë kombëtare;
  • korrigjon  me vendim të veçantë dhe të arsyetuar,  çdo informacion që rezulton i pasaktë, pas konstatimit nga  Drejtoria e  Arkivit apo verifikimit me kërkesë të personit të interesuar;
  • miraton rregulloret e brendshme të Autoritetit dhe aktet e tjera nënligjore;
  • miraton modelet e dokumentacionit që do të përdoren në procedurat e informimit;
  • shqyrton dhe miraton projektbuxhetin, bilancin vjetor të Autoritetit, , si dhe raportin vjetor mbi veprimtarinë e tij përpara se t’i paraqitet Kuvendit
  • miraton organikën e Sekretariatit Teknik, numrin e punonjësve, nivelin e pagave ia propozon atë Kuvendit, si edhe planin vjetor të rekrutimit.
  • i propozon Këshillit të Ministrave tarifat dhe pagesat për dhënien e informacionit;
  • miraton planin vjetor të veprimtarisë, prioritete strategjike, dhe planet veprimi në mënyrë periodike dhe sipas nevojës;
  • miraton strategjinë për bashkërendimin e punës me autoritetet publike për grumbullimin e dokumentacionit sipas ligjit 45/2015.
  • miraton ngritjen e grupeve ndërinstitucionale të punës kur kjo rezulton e nevojshme për dhe/ose hasen problematika në bashkërendimin e veprimtarisë me institucione të tjera;
  • miraton përfshirjen në projekte, nisma rajonale dhe ndërkombëtare në përputhje me qëllimet e veprimtarisë së tij;
  • miraton për publikim dhe botim periodiket dhe studimet që kanë lidhje me veprimtarinë e ish Sigurimit të Shtetit, të përgatitura nga sektori i bibliotekës dhe publikimeve;
  • ushtron çdo përgjegjësi tjetër të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi dhe kjo rregullore.

 

2. Aktet e mësipërme, të cilat i nënshtrohen votimit nga ana e anëtarëve të Autoritetit, përgatiten nga drejtoritë përgjegjëse të sekretariatit teknik,dhe i propozohen Autoritetit për votim nga kryetari.