Rreth Arkivit të Autoritetit

Arkivimi i dokumenteve
1. Autoriteti krijon arkivin e tij për mbledhjen, ruajtjen, administrimin dhe përdorimin e dokumenteve.
Arkivi organizohet dhe funksionon në përputhje me dispozitat e këtij ligji, rregulloren e Autoritetit dhe legjislacionin në fuqi për arkivat.
2. Autoriteti arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e mbledhura, sipas parashikimeve të këtij ligji.
3. Në arkivin e tij, Autoriteti:
  • dokumenton kohën, individin, institucionin apo kërkuesin, të cilëve u janë dorëzuar apo përcjellë, pas përfundimit të përpunimit, dokumente apo informacione nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;
  • përcakton informacionet që janë futur në sistemet e përpunimit të të dhënave dhe kohën kur janë futur;
  • ndalon hyrjet e paautorizuara;
  • ndalon marrjen e aksesit të personave të paautorizuar në dokumentet e ish-Sigurimit dhe sistemet e përpunimit të të dhënave, me të cilët përpunohen informacione prej dokumenteve;
  • garanton se dokumentet nuk lexohen, kopjohen, ndryshohen, asgjësohen apo largohen pa autorizim;
  • garanton se transporti i dokumenteve shoqërohet nga të paktën dy anëtarë të Autoritetit, apo persona të autorizuar nga Autoriteti.
  • parashikon modele organizimi të tilla, që t’u përgjigjen kërkesave specifike për ruajtjen e të dhënave.
4. Pas kalimit të afatit të ruajtjes, dokumentet e krijuara nga Autoriteti duhet t’i dorëzohen arkivit, nga i cili janë marrë në dorëzim, apo që rrjedhin dokumentet e prodhuara.