Simon Mirakaj

Simon Mirakaj është i lindur më 1 Qershor të vitit 1944 në Shkodër. Familja e tij ka qenë e internuar prej vitit 1945 deri me afrimin e rënies së regjimit. Ai vetë është rritur në internim, prej të cilit është liruar bashkë me familjen e tij vetëm në vitin 1989.
Pas këtij viti, ai ka kryer Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik dhe menjëherë më pas edhe Akademinë e Rendit Publik. Z.Miraka ka shërbyer si inspektor i Arkivit të Ministrisë të Brendshme me gradën Major dhe më vonë është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Ish të Përndjekurve Politikë. Simon Miraka është dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga presidenti Bujar Nishani.

Vendimi nr. 83 dt. 17.11.2016 Simon Miraka