
Marenglen Kasmi
Dr. Marenglen KASMI
Anëtar i Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit
Ka lindur në Gramsh më 20 qershor 1977.
Në vitet 1991-1995 ka kryer shkollën e mesme në Gjimnazin “Shefqet Guzi”, Gramsh.
1995-1997 studime në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Bundeswehr-it të Republikës Federale Gjermane, në vitin 1997 u përzgjodh nga radhët e kadetëve të Akademisë “Skënderbej” për të vazhduar arsimimin e plotë për oficer në Bundeswehr-in gjerman.
Dhjetor 1999 u diplomua në Shkollën e Oficerëve të Forcave Tokësore në Drezden, Gjermani (Offizierschule des Heeres, Dresden).
2000-2003 pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.
2004-2008 studioi në Universitetin Helmut-Schmidt Hamburg, Gjermani, Fakulteti i Historisë dhe Shkencave Sociale (Helmut-Schmidt Universität/Universität der Bundeswehr Hamburg) ku edhe u diplomua si Magister Artium në Shkencat Historike (M.A.).
2012-2013 kualifikim shkencor në Fushën e Historisë dhe Arkivave tre mujor në Institutin e Historisë Ushtarake Potsdam (Militärgeschichtliches Forschungsamt der Bundeswehr, Potsdam).
2008-2015 pedagog/studiues i historisë dhe drejtues i Seksionit të Historisë në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” Tiranë.
Prej 2016 pedagog i jashtëm në Fakuletin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Prej muajit nëntor 2016 Anëtar i Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH, me mandat 5-vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Prej vitit 2013 mban gradën shkencore “Doktor” në Fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes (Histori Ushtarake), mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë Ushtarake Potsdam (Militärgeschichtliches Forschungsamt der Bundeswehr, Potsdam)
Është njohës i mirë i arkivave vendase e të huaja dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtarë për çështje të historisë. Fusha e tij studimore është historia moderne, me fokus kryesor marrëdhëniet gjermano-shqiptare në shekullin XX.
Ka botuar shumë artikuj shkencorë dhe disa studime në Fushën e Historisë si brenda edhe jashtë vendit. Merr pjesë në mënyrë aktive në debatet shkencore për çështje historike.
I martuar, me dy fëmijë.