Daut Gumeni

Daut Gumeni është i lindur më 11 Mars të vitit 1943 në Gusmar të Tepelenës. Ai është diplomuar në Institutin “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë në vitin 1964. Ka punuar si mësues matematike në Tepelenë kurse për 23 vjet me radhë ka qenë i burgosur politik.

Z.Gumeni, pas lirimit nga burgimi, ka drejtuar gazetën “Populli Po”. Ai ka qenë drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë, prej vitit 1994-1996. Më pas ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës dhe diplomat në Slloveni dhe Janinë. Z.Gumeni ka kontribute të njohura po ashtu me disa botime në letërsi por edhe në përkthime.

Vendimi nr.-82 dt. 17.11.2016 Daut Gumeni