
Altin Hoxha
Altin Hoxha është lindur më 19 shkurt të vitit 1973. Ai vjen me një përvojë shumë të pasur në fushën e shërbimeve inteligjente. Ai ka qenë inspektor në aparatin qendror të SHISH, kurse është ngjitur në karrierën e Shërbimit Informativ Shqiptar deri si Drejtor i Drejtorisë së Tiranës në SHISH dhe Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë në SHISH.
Ai zotëron njohuri shumë të mira në fushat e kërkimeve kompiuterike dhe organizative, që lidhen me Shërbimet Informative. Gjatë karrierës së tij ka bërë disa trajnime nga organizata homologe, ku është vlerësuar maksimalisht.