Shkarko formularin ne versionin PDF

SEKSIONI A: INFORMACION MBI APLIKANTIN

 

SEKSIONI B: INFORMACION SPECIFIK MBI APLIKIMIN

 

SEKSIONI C: DOKUMENTACIONI I PARAQITUR

  • Shënim: Ky formular plotësohet dhe nënshkruhet nga aplikanti, dhe institucioni kërkues e dërgon pranë Autoritetit

 

Verification

Si mund të aplikojnë personat privat dhe institucionet shtetërore

Janë nenet 29 dhe 30 tëLigjit nr. 45/2015, që përcaktojnë respektivisht se:

Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruarose ngritur në detyrë, në institucione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe drejtues të përfaqësive diplomatke, referuar dispozitave të sipërcituara.

Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet, çdo kërkese të paraqitur nga kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet prej tyre për qëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave elektorale.

Për rastin e parë, Autoriteti i përgjigjet institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për zyrtarin që emërohet ose ngrihet në detyrë, përkatësisht nëse:

a) ka qenë ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm;

b) ka qenë ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji;

c) figuron ose jo në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në rastin e dytë, kur kërkesa është paraqitur nga subjektet, Autoriteti i informon ato, nëse figurojnë si:

a) anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese posaçme politike, apo punonjës i nivelit të lartë i ish-Sigurimit të Shtetit;

b) bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, apo denoncues ose dëshmitar i akuzës në proceset të posaçme, pas mbushjes së moshës 18 vjeç;

c) persona me të dhëna nga ish-Sigurimi i Shtetit për spiunazh dhe terrorizëm.

Autoriteti vihet në lëvizje vetëm atëherëkur kërkohet nga subjektet që legjitimohem sipas këtij ligji, në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra dhe për kandidatët që zgjidhen deputet, kryetar bashkie dhe kryetar këshilli qarku.