Home 2

Reagim I Autoritetit Të Dosjeve Për Vendimin E Gjyqit Me Z. Bujar Sheshi
Instalacioni “Edhe Muret Kanë Veshë” Mbi Krimet E Diktaturës Komuniste Në Shqipëri
Përkujtimi I Masakrës Së 26 Shkurtit 1951
Sigurimi dhe Sporti
Diskutime Me Grupet E Interesit Mbi Programin Buxhetor Afatmesëm 2020-2022 Të AIDSSH
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Slider

Apliko ketu

“Fytyra e Armikut të Popullit”

Gjurmuesi Vendvarrimeve

Formularë Aplikimi

Konferenca Shkencore

Projekte

Detyrat E Autoritetit

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është person juridik publik, i pavarur, përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to.

1. Autoriteti ka këto përgjegjësi:

  •  grumbullimin e dokumenteve të ish- Sigurimit të Shtetit për qëllimet dhe sipas procedurave të parashikuara nga ky ligj;
  • vlerësimin, renditjen, evidentimin, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve, sipas rregullave dhe parimeve të legjislacionit në fuqi për arkivat;
  • bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me autoritetet publike dhe arkivat për qëllime të zbatimit të këtij ligji;
  • dhënien e informacioneve e të njoftimeve mbi dokumentet, si dhe garantimin e shqyrtimit dhe dorëzimin e tyre për kërkuesit;
  • mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet garantimit të mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve dhe dorëzimin e dublikatave të dokumenteve;
  • informimin e individëve, institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera të interesuara, sipas këtij ligji.

2.Autoriteti raporton për veprimtarinë e tij përpara Kuvendit, një herë në vit, si dhe sa herë i kërkohet nga Kuvendi.

 

home-4

Partnerët