𝐓𝐈𝐑𝐀𝐍𝐀 𝐍𝐄̈ 𝐒𝐘𝐓𝐄̈ 𝐄 𝐒𝐈𝐆𝐔𝐑𝐈𝐌𝐈𝐓

  • admin 

𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈…
Ekspozita arkivore me materiale që hapen për herë të parë, ngre siparin e aktiviteteve të Dialogut për Tiranën, – projekt i Autoritetit me bashkëpunimin e Shoqatës “Tirana”, Institutit të Historisë, ASA dhe Universitetit Europian të Tiranës, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, – mbi gjysmëshekullin kur kryeqyteti u survejua, u përndoq dhe u shtyp nga regjimi komunist.
Ekspozita dokumentare u zhvillua me praninë e zgjeruar të bashkësisë, studiuesve, historianëve, institucioneve publike, qendrore e vendore dhe organizatave joqeveritare, përfaqësuesve të komuniteteve fetare, grupeve të interesit, trupit diplomatik dhe të rinjve dhe 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐳𝐧𝐣. 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚.
8200 fletë të dhjetëra dosjeve ORV të Sigurimit, – që zbërthejnë psikologjinë e regjimit dhe të shtypjes në diktaturë, – janë deklasifikuar në kuadër të ekspozitës, veç dosjeve të tjera, të vëna më herët në dispozicion të familjarëve, studiuesve dhe medias.
Materialet janë pjesë e Fondit ish-Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, Dega IV, Fondit operativ, Fondit ish-Drejtoria II-të, Të Arratisurit, etj.
Mes tyre, dosje formulare, O.R.V., si Hotel Tirana, Rinasi, Kombinati, Kinostudio “Shqipëria e Re”, Teatri i Operas, Hotel “Dajti”, Uzina “Dinamo”, Pallati i Kulturës Masive, Instituti i Studimeve dhe Projekteve, Kombinati i Drurit “Misto Mame”, N. Sh “Buka”, e shumë të tjerë po ashtu, fashikuj, dosje drejtimi e regjistra përpunimi, të dhëna e statistika të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ekspozita dokumentare me materiale të ish-Sigurimit të Shtetit për Tiranën u vizitua gjatë ditës, nga qytetarët, të rinjtë e shkollave dhe të interesuarit që u njohën me detaje me materialet arkivore të prezantuara.

previous arrow
next arrow
Slider

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *